Home » Lajme, Vendore » Minitri Tahiri dhe kryetari Kamberi përurojnë renovimin e Shkolles fillore në f.Samolicë

Minitri Tahiri dhe kryetari Kamberi përurojnë renovimin e Shkolles fillore në f.Samolicë

Në Bujanoc sot ka qëndruar Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, z.Abelard Tahir i cili u prit nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Pas një takimi në kabinetin e kryetarit Kamberi ata së bashku u drejtuan drejt fshatit Samolicë për të përuruar përfundimin e punimeve në renovimin e Shkollës fillore.

Financimi i këtij projekti është mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit Tahiri i cili gjatë vizitës së parë në Komunën e Bujanocit, në fillim të vitit të kaluar, kishte premtuar për përkrahje konkrete.

Ky projekt, është projekti i parë i financuar ndonjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës e që është realizuar në Komunën e Bujanocit.

Me Ministrin Tahiri u dakordua vazhdimi i bashkëpunimit me qëllim të përkrahjeve të projekteve tjera konkrete për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch