Home » Lajme » Miratoc – Deponit e egra papërgjegjësi e qytetarëve

Miratoc – Deponit e egra papërgjegjësi e qytetarëve

Mungesa e një vendi adekuat për  hedhjen e mbeturinave apo papërgjegjësia e qytetarëve,kanë shndërruar  në deponi të egra vendin ku do të shfrytëzohej për lojëra sportive. Banorët të cilët jetojnë në këtë lagje   kërkojnë një vend larg shtëpive i cili do të shërbejë për hedhjen e mbeturinave.

Banorët e BL Miratoc nuk kanë ndonjë vend adekuat për hedhjen e mbeturinave,por cila është arsyeja që ata hedhin mbeturina vend e pa vend  duke mos marrë parasysh se çfarë  dëme mund të shkaktojnë ato.  Pamjet që po shihen janë xhiruar nga kalimtarë të rastit, ku duket qartë që banorët nuk hezitojnë të hedhin mbeturina të llojeve të ndryshme.

Banorët e   kësaj lagje ankohen nga bashkëfshatarët e tyre  të cilët çdo ditë hedhin mbeturina dhe më pas i vënë zjarrin,gjithashtu ata kërkojnë nga kryetari i BL Miratoc që të gjejë ndonjë zgjidhje për hedhjen e mbeturinave.

Ne kontaktuam me kryetarin e Bl Miratoc z. Merxhan Memishi i cili për Radio Televizionin Presheva tha se BL Miratoc nuk  ka ndonjë vend adekuat për hedhjen e mbeturinave,por apelon banorët që mos të hedhin mbeturina nëpër rrugë,po ashtu z. Memishi theksoi se ai vend nuk është caktuar të hedhin   materiale ndërtimi.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch