Home » Lajme, PDSH, RD, Vendore » Miratocë – Mustafa: Identiteti kombëtarë në Serbi edhe më tutje po mbetet mollë e ndaluar për shqiptarët

Miratocë – Mustafa: Identiteti kombëtarë në Serbi edhe më tutje po mbetet mollë e ndaluar për shqiptarët


Miratoc MustafaPër të realizuar aspiratat e kahmotshme të shqiptarëve autokton duhet unitet politik, më të bashkuar se kurrë tani janë shqiptarët në koaliconin Shqiptarët e bashkuar me pesë parti politike. Kryetari I PDSH-së, Ragmi Mustafa në Miratoc ka deklaruar se do të luftojnë fuqishëm në mbrojtjen e identitetit kombëtarë. KNSH pas 26 tetorit do të jetë zë I fuqishëm para korit diplomatik, qeverisë serbe dhe dy qeverive shqiptare në lejimin e përdorimit të teksteve shkollore nga Tirana e Prishtina. Ata do të krijojnë edhe korrespodencë me të gjitha institucionet kulturo- artistike shqiptare anekënd ku jetojnë ata. Do të ketë fuqizim të fushës kulturore dhe të informimit duke mos lejuar eliminimin e mediave publike shqipe në Preshevë dhe Bujanoc. Ajo që do të jetë thelbësore është parimi në rezistencën me të gjitha mjetet për ruajtjen e gjuhës dhe shkrimit shqip, zyrtarizimin e tyre dhe ruajtjen e simbolit kombëtarë shqiptarë.

Miratoc masa-1Kandidati për këshilltarë nga Miratoca, Irfan Rahimi ka ftuar elektorin që me ndjenjën e fortë kombëtare, duke menduar shqip, të votojnë numrin dy, si shenjë e demokracisë. Sipas Ragmi Rexhepit nga nëndega Norçë kërkesa parsore e shqiptarëve është që të flasin e të mësojnë shqip si bashkëvendësit e tyre. Tubimin e ka përshëndetur edhe Albiona Rexhepi, kryetare e forumit të gruas,Vaxhid Mehmeti e Xhevat Fazliu. KNSH në mandatin e kaluar nuk bëri zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të këtushëm, mirëpo tani duke tentuar të bashkuar të shtymë proceset do të provojmë edhe kësaj here të zgjidhim problemet e shqiptarëve. Sipas kryetarit të RD-së, Ramiz Latifi asgjë nuk do të merret vendim jashtë parimeve që janë firmosur me pesë partitë politike shqiptare të Luginës në kuadër të Koalicionit të shqiptarëve të bashkuar.

Miratoc masa-3Miratoc masa-2Për gjuhë e flamur voto numrin e Koalicionit të shqiptarëve të bashkuar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch