Home » Lajme, Vendore » Miratohet plani general rregullativ i komunës së Preshevës & video

Miratohet plani general rregullativ i komunës së Preshevës & video

Këshilli komunal ka miratuar sot planit rregullativ gjeneral të Preshevës. Sipas kryetarit Mustafa ky vendim do të ndikoj në zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të komunës sonë.

Pikë boshte në mbledhjen e radhës së këshillit komunal ishte Shqyrtimi dhe miratimi mbi nxjerrjen e planit rregullativ gjeneral të Preshevës si dhe pika të tjera që kishin të bënin me propozime të anëtarëve dhe kërkesa nga ana e qytetarëve tanë. Pika që kishte të bënte me planin gjeneral rregullativ ishte e një rëndësie mjaft të madhe e jetike që ndikon në zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të komunës sonë ka theksuar në mes tjerash kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa . Projekti në fjalë është iniciuar që nga viti 2010 dhe pas miratim të Kuvendit komunal gjatë kësaj jave qytetarët e komunës sonë kanë mundësinë që të procedojnë dokumentacionin e nevojshëm për ndërtimin e objekteve familjare, komerciale e të ngjashme. Projekti I planit gjeneral regullativ do ti lehtësoj në masë të konsiderueshme ndërtimet në dy vendbanime atë të Preshevës dhe Stacionit Hekurudhorë. Ndërkohë kryetari Mustafa në mbledhjen e sotme ka porositur gjithë qytetarët tanë që të respektojnë gjegjësisht ti përmbahen rregullave ligjore që ka të bëjë me planin gjeneral rregullativ sepse në të kundërtën mund të merren masa rigoroze nga shërbimet përkatëse. Pikat e shqyrtuara nga anëtarët e këshillit komunal do të adresohen në Kuvendin Komunal për shqyrtimin dhe miratimin nga këshilltarët komunal që është thirrur séance e radhës për ditën e enjte.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch