Home » Intervistë » Mitat Saqipi: nuk e kemi ndërmend të merremi me subjektet tjera politike sepse ne kemi dëshmuar se dijmë, dojmë dhe mundemi të udhëheqim me pushtetin lokal

Mitat Saqipi: nuk e kemi ndërmend të merremi me subjektet tjera politike sepse ne kemi dëshmuar se dijmë, dojmë dhe mundemi të udhëheqim me pushtetin lokal

KosovaLindore.com:  z. Saqipi,si e vlerësoni fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 6 majit që po zhvillohet në komunën e Preshevës?
Mitat Saqipi  – Edhe pse jemi të knaqur për rjedhën e fushatës kur bëhet fjalë për përkrahjen që kemi në terren, disa nga subjektet politike me fushatën e tyre jodemokratike, te çoroditur, madje edhe me dezinformata dhe premtime që nuk përkojnë me realitetin e zgjedhjeve lokale, jo vetëm që po ia humbin efektin këtyre zgjedhjeve por edhe po e dëmtojnë imazhin në lokalitetet tona. Megjithatë në përgjithsi mendoj se do të jetë Brenda binarëve të asaj që quhet fushatë parazgjedhore.

 

KosovaLindore.com:  Cilat janë prioritetet e programit tuaj në përmirësimin e standardit jetësor  të qytetarëve pasi që ta fitoni pushtetin lokal në zgjedhjet e 6 majit ?

Mitat Saqipi  – Unë nuk kam vërejtur që subjektet tjera kanë paraqitur publikisht ndonjë program parazgjedhor në mënyrë që elektorati të të gjejë mbështetje në diçka për ta joshë atë për të votuar një subjekt politik. Ne si subjekt serioz politik si gjith’herë kemi dalë me një program parazgjedhor të përgatitur nga njerëz professional të PDSH-së dhe jam i bindur se do të jetë i pëlqyer nga shumica e elektorit tonë. Mendoj se fitorja edhe në këto zgjedhje është e sigurtë për ne jo vetëm për faktin se jemi më të përgaditur në çdo aspekt por se edhe gjatë udhëheqjes me pushtetin lokal për dy mandate, madje ne mandatin e fundit në koalicion me të gjitha subjektet politike shqiptare të Komunës sonë dhe mendoj se kemi treguar nje pjekuri politike të llojit të përsosshmërisë profesionale e që padyshim se kjo do të reflektojë në mendjen e elektorit tonë që të na mbështesin masovikisht edhe në këto zgjedhje sepse këtë e kemi dëshmuar në praktikë, qoftë në aspektin politik, infrastrukturorë, ekonomik, shëndetësorë, arsimorë dhe në të gjiyha fushat tjera.

 

KosovaLindore.com:  Si e vlerësoni qeverisjen e gjertanishme ?

Mitat Saqipi  – Pasi që kam qenë edhe si udhëheqës i grupit tim politik në kuvendin e fundit, edhe përkundër ndryshimeve të koalicioneve të njëpasnjëshme gati në çdo vit kalendarik. mendoj se kemi qeverisur në mënyrë profesionale dhe ia kemi dalë që ti përmbushim gati të gjitha obligimet që i kemi pasur para elektorit tonë. Nuk besoj që të ket pasur nje udhëheje e pushteteve lokale e llojit të këtij pushteti lokal që ishte gjer tani e të mbaroj gjer në fundë të mandatit.

 

KosovaLindore.com:  Juve si udhëheqës të pushtetit  në dy mandate,partitë tjera të opozitës,  po ju kritikojnë për mos qeverisje  të mirë me pushtetin lokal ?

Mitat Saqipi  – Është normale që subjektet që kanë qenë në opozitë të na kritikojnë se përndryshe nuk kan pse të dalin për ta kërkuar votën, por po e përsëris se sidomos në këtë fushatë parazgjedhore nuk u shkon për shati asnjërit subjekt politik shqiptarë të na kritikoj duke marrë parasyshë faktin se secila parti politikë ka qenë në bashkëqeverisje me ne dhe se kanë pasë rastin ta dëshmojnë atë që sotë ankohen apo pretendojnë për të realizuar shumçka që nuk paskan pasur mundësi ta kryejnë kur ishin me ne në pushtet.

 

KosovaLindore.com:  Cilat janë kritikat tuaja për opozitën që kritikojnë vazhdimisht ?

Mitat Saqipi  – Duke i parë si subjekte që synojnë më shumë në interesa të subjektit, personave apo grupimeve dhe jo të interest të gjërë në të gjitha sferat e jetës, mendoj se kritikat e tyre nuk kanë peshë dhe kjo nuk zë vendë në veshin e elektorit tonë kur sot çdokush po i kupton qartë qoftë kritikat qoftë premtimet që po jepen nga këto subjekte. Mendoj se më mirë për ta ka qenë të merren me vetëveten e tyre, pra me atë se çfarë po iu ofrojnë elektorit dhe jo të merren me kritika që nuk gjejnë vend në elektoratin e Preshevës, andaj edhe nuk e kemi ndërmend të merremi shum me ta sepse ne kemi dëshmuar se dijmë, dojmë dhe mundemi të udhëheqim me pushtetin lokal dhe se çdo premtim në fushatë është i karakterit të së realizeshmes dhe jo premtim që nuk i takon pushtetit lokal e që nuk mundemi ta kryejmë.

KosovaLindore.com:  Mesazhi juaj për  zgjedhjet lokale ?

 

Mitat Saqipi  – I ftoj gjithë ata që mendojnë së Partia Demokratike Shqiptare është parti që ka program të mirë politik, ekonomik, kulturor, arsimor etj., të dalin sa më masovikisht më 6 maj te kutitë e votimit dhe në mënyrë të dinjitetshme dhë të qetë, të votojnë për Partinë Demokratike Shqiptare duke rrethuar numrin 1 sepse të bashkuar me PDSH-në do të jemi dhe jo vetëm të fituar por edhe më të avancuar drejt së ardhmes tonë që me shekuj janë munduar dhe po mundohemi dhe tani që të kemi një të ardhme ashtu siq e meriton popullata shqiptare e Luginës së Preshevës, sepse po të ishim të bashkuar në qëndrimet tona politike sigurishtë se më shpejtë dhe më sigurtë do të ecnim drejt një të ardhme më të mire.

Ne po vërejmëse si po lakmojnë pas përfitimeve materiale që nuk çon asgjëkundi përveç sa ia përmbushë interest e Serbisë për tu integruar më lehtë në BE dhe prap ta lëmë këtë popullatë në veçanti fëmijët tanë në mëshirën e përjetimeve që dikush para nesh dhe ne, përjetuam dhe po përjetojmë të gjittha llojet e keqtrajtimeve, burgosjeve, militarizimit e çka jo /a.j./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch