Home » Lajme » Mitrovicë:Kundërshtojnë aksionet e KFOR-it dhe EULEX-it

Mitrovicë:Kundërshtojnë aksionet e KFOR-it dhe EULEX-it

I ashtuquajturi Këshill Drejtues për Qarkun e Mitrovicës, ka kundërshtuar aksionet e KFOR-it dhe EULEX-it, duke vlerësuar ato si të njëanshme dhe që kanë për qëllim frikësimin e popullatës serbe në veri.

“Kërkojmë që të respektohet vullneti i qytetarëve i shprehur në referendum për mos pranimin e institucioneve të Kosovës. Po ashtu kërkojmë që të ndalen presionet psikologjike ndaj serbëve dhe arrestimet politike ndaj tyre”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, përfaqësuesit e qeverisjes lokale janë të përcaktuar që të gjitha problemet t’i zgjidhin në mënyrë paqësore, ndërkohë që dëshirojnë raporte të mira partneriteti me KFOR-in.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch