Home » Lajme » Mjerimi në familjen Ibrahimi nga Osllara e Bujanocit

Mjerimi në familjen Ibrahimi nga Osllara e Bujanocit

        Irfan Ibrahimi nga Osllara e Bujanocit, së bashku me bashkëshorten e tij Ilmijën dhe katër vjazat Leonorën 12 vjeçare, Arbnorën 10 vjeçare, Sadijen 8 dhe Erolindën 6 vjeçare jetojnë në një dhomë të vetme.

      Varfëria është një ndër problemet kryesore të  kësaj kohe të jesh i varfër do të thotë të mos kesh mjete  të mjaftueshme  për t’i plotësuar kushtet elementare për jetesë siç janë: ushqimi, shtëpia, veshmbathja etj. Shumë njerëz në botë jetojnë në varfëri të skajshme. Si në çdo vendë të botës varfëria është prezente edhe Luginë të Preshevës, rajon ky i banuar kryesisht me shqiptarë por që është ndër rajonet më të pazhvilluara në ballkan. Varfëria dhe mjerimi tashmë  janë ulur këmbëkryq edhe në familjen Ibrahimi nga fshati Osllarë i komunës së Bujanocit.  Shtëpia   përdhese   është pasuria e vetme e Irfan Ibrahmit nga Osllara, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Ilmijën dhe katër vjazat, Leonorën 12 vjeçare, Arbnorën 10 vjeçare, Sadijen 8 dhe Erolindën 6 vjeçare, jetojnë në një dhomë të vetme. Kjo dhomë  kësaj familje i shërben si dhomë fjetjeje, dhomë e pritjes, kuzhinë, por ajo që është më e vështirë dhe më e rëndë që kjo dhomë përdoret edhe si banjë për pastrim. Lagështia e tepërt në këtë dhomë ka bërë  të kalbet dyshemeja dhe të  ngritet era e rëndë e mykut. Familja Ibrahimi 6 anëtarërshe nga Osallara, nuk merr asnjë ndihmë sociale, kafshatën e gojës i zoti i shtëpisë Irfani e siguron me shumë vështirësi, duke siguruar mjete të hekurta nëpër mbeturina i cili  më pas i dërgon ato në shtije. Gjatë vizitës sonë në këtë familje ne takuam vetëm bashkëshoreten e Irfanit, sepse ai kishte shkuar për të siguruar kafshatën e gojës. Gjatë kësaj kohe zonja Ilmije na tregon hallet e familjes së saj që përballet me kushte të vështirë për jetë.

Ma vashtire nuk ka se si të jetë, por nuk kemi çka të bëjmë, këtu me një dhomë me hongër , me pi , mu pastru me një dhomë, fëmija janë rritur , nuk kemi  kurrfar të ardhura , nuk marrin ndihmë sociale, as shtesa të fëmive, asgjë nuk marrim. Katër fëmijë në shkollë ata po lypin me ngrënë, me pi, me shku në shkollë. Irfani tri dit mbledh hekura një ditë i çon i shet për me ble sheqer, kryp, por po duhet faksi , fëmijëve në shkolle me i bler lapsa, fletore, nuk po kemi të ardhura. Fshati na kanë sjell vitrat që e kanë ditur  që jemi  keq dhe me parat e vitrave e kam blerë një shporet ”na tregon  Zonja Ilmije

 Hallet e kësaj familje nuk janë vetëm kafshata e gojës dhe banimi, por është edhe ajo sepse vajza e tyre 8 vjeçare Sadija është e sëmurë nga asma bronkiale e cila rregullisht i kërkon trajtim të veçantë shëndetësor.

Vajza e sëmurë po lyp me u shëru nuk po kemi me çka me e dërguat te mjeku na rrafen nëna e Sadijës, Ilmija.

     Por këtyre ditëve Sadijes së vogël iu kanë shfaqur edhe shenja të tjera të dhimbjes, therrje në zemër e gjithë kjo si duket ka ardhur nga mundimet e mëdha të asmës bronkiale ndërsa  zonja Ilimije do t’i jetë mirënjohëse të gjithë atyre që mund ti dalin në ndihmë.     Lotët që dalin nga kjo nënë e 4 fëmijëve nga hallet të cilat e kanë kapluar këtë familje, varfëria dhe sëmundja e vajzës i kanë humbur shpresën  se do të vinë ditë më të mira. Ndërkaq ne u larguam nga kjo familje me shpresë se një ditë do t’i  zgjidhet atyre problemi i banimit dhe vajza e tyre një ditë do të  gjejë shërim.

    Duke i parë kushtet e rënda të kësaj familjeje, Qendra e Solidaritetit Humanitar nga  Presheva së bashku me simotrën e saj në Zvicër Organiztën Humanitare ” Solidariteti ” në bashkëpunim me afaristët e Luginës së Prsheëvs dhe në mbështetjeje të RTV “Spektri” kanë  marrë aksionin për grumbullimin e mjetve për ndërtimin e shtëpisë  së kësaj familjeje.Aksionin e tillë e ka përkrahur edhe Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti “nga Tërnoci.

  Doktor, Lejlan Sadiku, Drejtor i Qendrës të Solidaritetit  Humanitar  thotë se  këtë vit përsëri filluam programin ” Srehimi” dhe gjatë punës sonë eskplorative në teren kemi parë disa raste, por, ai i cili ka qenë më prekësi, më imediat që  kërkon një zgjidhjeje sa më të shpejtë është familja e Irfan Ibrahimit nga fshati Osllarë,  është një familjeje me një gjendje të rëndë si në aspektin socio-ekonomik por edhe në aspektin e strehimit, haset me një vështirësi shumë të rëndë. Kjo familje përbëhet nga 6 anëtarë por  kupa e këtij problemi është që kjo familje ka një vajzë e cila është me asmën bronikale, vajza është me një gradë të rëndë të sëmundjes asmatike dhe ajo brenda ditës zhvillon disa atake asmatike dhe ka nevojë të futet në aparat që të filloj të marrë frymë  normalisht. Në kushtet aktuale kjo familje që egziston aty lagështia është shumë e lartë dhe për këtë fëmijë gati se shërimi dhe jeta nomrale në këtë shtëpi është e pamundur.  

   Ndërkaq Nexhat Behluli, Drejtor i Kompanisë “Elhan Comerce” theksoi se Kompania e tij disa vite me radhë i përkrahë aktivitetet e dy shoqatave humanitare siç janë Qendra e Solidaritetit Humanitarë në Preshevë dhe Shoqatën  Humanitare “Solidariteti “në Zvicërr. Këto dy shoqata në programet e veta i kanë disa aktivitete dhe projekte, ndërsa kompania jonë kontributin më të madhë e jep në projektin enkas” Strehimi”. Projekti i fundit që ne kemi qenë pjesëmarrës është kur  gjatë viti 2010 së bashku i ndërtuam shtëpinë një famliljeje shumë të varfur nga fshati Dobrosin të familjes së Kadrush Hasanit. Po ashtu edhe këtë vit kemi planifikuar që të përkrahim  ndërtimin e shtëpisë së një familjeje shqiptare nga fshati Osllarë të familjes së Irfan Ibrahimit. Ndihma jonë do të bëhet nga materiali ndërtimorë deri në ndërtimin në kulm, duke siguruar  bllokat , tjegullat etj.

   Berat Alimi, Imam në fshatin Osllarë përgëzon  Qendrën e Solidaritetit Humanitar  që ka ndërmarë këtë hap për ndërtimin e shtëpisë së familjes të Irfan Ibrahimit, ai thotë që ky është një hap shum i qëlluar është një hap shum me vend ,sepse vërtet kjo familje ka nevojë  t’i ndihmohet, ka nevojë   t’i  ndërtohet një shtëpi të cilët fatkeqësisht banojnë në kushte shumë të vështira.

   Ndaj duke patur parasysh jetën e rëndë sociale të familjes së Irfan Ibrahimit organizatorët apelojnë tek  të gjithë  njerëzit  e  vullnetit  të mirë,  që t’i bashkangjiten në këtë  aksion  dhe ta shtrinë dorën e mirësisë dhe të humanizmit, që këtë familje me vajzën e sëmurë të mos e takoj dimri në këto kushte.

    Solidariteti dhe humaniteti  janë parime të cilat në forma dhe mënyra të ndryshme i përmend Kurani famëlartë,  porosit që edhe ne  nëse dëshirojmë të  zbukurojmë moralin dhe sjelljen tonë duhet që ndaj të tjerëve të jemi human dhe bujar.Profeti Muhamedit a.s përveç angazhimit të tij maksimal në drejtim të përhapjes së thirrjes Islame  asnjëherë nuk harroi që edhe në momentet më të vështira të tregojë praktikisht bujarinë e tij.

All-llahu xh.sh në një Ajet të Kuranit thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun” Ahzab:21 Sa i përket kësaj çështje, i dërguari i Allahut Muhamedi a.s. thoshte:
“Tregohuni human dhe të mëshirshëm në Tokë, nëse dëshironi t’u përfshijë mëshira nga qielli”.

RTV-SPEKTRI

B u j a n o c

 Ky eshte linku i promos se dokumentarit   http://www.youtube.com/watch?v=25wklbnDHqs

Stick a fork in me, i’m done what a dreaded question, especially http://order-essay-online.net for the new teacher who is occupied with teaching four to five subjects a day

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch