Arita Fejzullahu, modelja shqiptare e përzgjedhur si pjesëmarrëse në Miss Norway of the World, është përfolur për disa lidhje me personazhe të njohur të show bizit, si Valton Krasniqi, Alban Skënderaj, Blerim Destani dhe së fundmi modelja pohon se ka një lidhje me futbollistin Lorik Cana. Por, historia më e bujshme ishte ajo me aktorin Blerim Destani, i cili nga ana e tij e ka mohuar tërësisht të ketë pasur një lidhje me modelen 23 vjeçare. Por, si qëndron e vërteta e gjithë historive?
Në pohimin se është përfolur për një histori dashurie të cilën Blerim Destani nuk e ka pranuar kurrë, Arita ka thënë se Blerimi është xheloz për propozimin që Arita merr nga Lorik Cana.
Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjen se sa kohë ka qenë në lidhje me Destanin dhe pse ka pasuar ndarja, Arita tha se ka qenë në lidhje afro dy vjet dhe se janë ndarë shkaku i tradhtisë nga ana e Blerimit.
“Jemi ndarë dhe rilidhur disa herë. Por njeriut i jepet veç një shans në jetë. Por, ujku është ujk dhe gjithmonë do të mbetet i tillë. Edhe nëse martohet, tradhtari mbetet tradhtar. Blerimi ka qenë shumë i mirë në fillim të karrierës, tani nuk është më Blerimi që kam njohur dikur. Është krejtësisht ndryshe”, ka thënë Arita për lajmeshqip.com