Home » Kulturë, Lajme » Modestia mikut të madh të shqiptarëve Ullmar Kvick

Modestia mikut të madh të shqiptarëve Ullmar Kvick

Në nderim të 50 vjetorit të punës të Ullmar Kvick u mbajt një tubim në Norrkoping të Suedisë, i cili duke u falënderuar u shpreh se: Edhe me këtë rast u dëshmua se kush e ka mik shqiptarin nuk është i humbur

Nga XHAVIT ÇITAKU

Për të folur e shkruar për mikun e madh të shqiptarëve dhe albanologun e shkëlqyer Ullmar Kvick nga Suedia e largët, njeriu nuk e tepron, përkundrazi kjo gjë e madhëron dhe e çmon veprën e tij të pasur e me përmbajtje që dha për shqiptarizmin. Për të madje prof. Fetah Bahtiri ka shkruar një libër të tërë me mbi 220 faqe. Në të vërtetë, sa herë që njeriu e takon, e kontakton me telefon, apo merr pjesë në ndonjë tubim, ai gjithnjë ofron diçka të re, fletë bukur  gjuhën shqipe dhe jep mesazhe të forta për rrugëtimin e mbarë që duhet ta ndjekin shqiptarët në të gjitha fushat.

                                                         Ka dashuri të madhe për shqiptarët

Të rrish e të bisedosh me Ullmar Kvick, qoftë edhe pesë minuta, është një kënaqësi e veçantë. Ai të befason me diapazonin e tij të gjerë që ka ndaj gjuhës, kulturës e historisë shqiptare. Kënaqësi të madhe më së shumti njeriu e ndien kur atë e dëgjon se sa rrjedhshëm fletë gjuhën shqipe dhe kësisoj dhe domosdo, vetvetiu, shtron pyetjen se si arriti ky personalitet në këtë shkallë aq të lartë të dijes e lëvrimit të kësaj gjuhe që është njera ndër më të vjetrat në botë. Përgjigja më adekuate gjendet në thënien e tij:  Unë nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja për shqiptarët dhe për shqiptarinë”, që do të thotë se atij pak i dukën mbi 50 vite që punojë e kontribuoj në avancimin e gjuhës shqipe dhe përhapjen e saj me të gjitha format e mundshme këtë gjuhë jo vetëm në Suedi, por edhe më gjerë, si dhe të ballafaqimit të tij në debate të ashpra me nacionalist e shovinist serb, duke ua mohuar pretendimet e tyre antishqiptare me argumente e dëshmi historike e praktike. Me një fjalë ai është i dashuruar dhe i pasionuar për gjuhën, kulturën, historinë dhe në përgjithësi për shqiptarizmin.

Ullmar Kvick

                                                         I afërt me të gjithë

Ullmar Kvick përveçse është njohës i mirë i shqiptarizmës , ai është edhe mik i madh i këtij populli. Ka kontakte e bashkëpunon me intelektual me nam në Kosovë dhe Shqipëri, sidomos, me krijues dhe studiues të gjuhësisë shqiptare. Njeri ndër ta është edhe i madhe Ismail Kadare. Atij sikur i dukët pak. Dëshiron që edhe studiuesit e tjerë suedez, ka edhe disa të tillë,si edhe komunitetit tjera që jetojnë në këtë shtet skandinav të shoqërohen e miqësohen me shqiptarët. Shi për këtë, ai në fillim u angazhua shumë në Shoqatën suedeze- shqiptare të formuar në vitin 1970, që me sukses ka bashkuar këto komunitete. Në vitin 1991 u bë kryetar i kësaj shoqate, ndërsa tash kjo shoqatë është shndërruar në komitet me veprimtari në internet. Në librin e prof. Fetah Bahtirit lidhur me dashurinë që ka ndaj gjuhës shqipe thekson: “ Me ka tërhequr alfabeti dhe drejtshkrimi, larmia e fjalëve me burim të ndryshëm, dialektet e veriut të Shqipërisë, me këngët kreshnike e legjendare.” Ndërkaq, studimet e tija të para serioze i ka filluar në vitin 1969.

                                                 Kush e ka mik shqiptarin nuk është i humbur

Opusi i tij krijues, i përkthimeve, studimeve, debateve, artikujve të shumtë dhe i intervistave është i gjerë, mirëpo kjo kësaj radhe nuk do të jetë temë e këtij shkrimi. Ajo që me nxiti të shkruaj pak fjalë për këtë personalitet të shquar të letrave jo vetëm shqipe por edhe suedeze është një falënderim që shprehu me rastin e organizimit të një eventi në qytetin e Norrshopingut, ku edhe jeton Ullmari,  në nderim të 50 vjetorit të punës së palodhshme që zhvilloi albanologu Ullmar Kvick. Këtë iniciativë e morën krijuesit letrar dhe përfaqësuesit e shoqatës shqiptare “ Migjeni” nga Borosi Sokol Demaku dhe Hamit Gurguri, të cilët kishin mundësuar, po ashtu, ribotimin e pesë librave të Ullmar Kvick- ut. Morën pjesë krijues nga Kosova, Maqedonia e Veriut, diaspora shqiptare dhe miqtë të shumtë. Ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë. Secili oratorë dëshmonte dhe çmonte  punën e madhe të këtij personaliteti. Në këtë tubim ishin rreth 50 pjesëmarrës, për të cilët ai shprehu falënderim që nuk përtuan  të vinin nga vise të largëta të Suedisë dhe viseve tjera shqiptare.

I emocionuar tej mase nga fjalët miradije të folësve  ai shkruan: “ Edhe me këtë rast u dëshmua se sa shqiptarët i nderojnë miqtë e tyre dhe se kush e ka mik shqiptarin dhe se kush e ka mik shqiptarin nuk është i humbur”. Krijuesit i dhuruan libra, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë lule. Dhe prapë modestia e tij vjen në shprehje për këtë tubim të organizuar enkas për të, duke thënë: “ Ky nderim është një rast i paharruar. Me dukët si ëndërr. Do të mbetët një nga kujtimet më të bukura në jetën time”. Modestia e këtij albanologu të shquar, mikut të madh të shqiptarëve, pra, ishte se ai u nda tejet i kënaqur me organizimin e këtij tubimi, do dhurata të vogla dhe me fjalë të mëdha për punën e tij kolosale që dha në fushën e gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare.

Dhe krejt në fund. Ullmar Kvick ka lindur në vitin 1934. Është i martuar me shqiptaren Samka me prejardhje nga Kosova. Kanë një vajzë emri i së cilës është Arlinda.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch