K U V E N D I
I KĖSHILLTARĖVE SHQIPTARĖ TĖ LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS
Nisur nga keqėsimi i rrethanave politike nė tė cilat gjendet Lugina e Preshevės, e cila vjen si pasojė e:
1 Mospėrfilljes sė kėrkesve politke tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės tė paraqitura nė Platformėn Politike tė 14 janarit 2006,
1 Tė indinjuar nga deklaratat e zyrtarėve serb pėr rimilitarizim tė Luginės sė Preshevės qė paraqiten kėrcėnuese pėr paqen dhe stabilitetin rajonal,
2 Nė kohėn kur Kosova ka hyrė nė fazėn mė tė rėndėsishme tė pėrcaktimit tė subjektivitetit tė saj politiko juridik, kur tėrė rajoni i Ballkanit Perėndimorė synon pėrshpejtimin e procesit tė integrimeve euro-atlantike,
3 Pėr tė jetėsuar iniciativėn e pėraqitjes me njė zė kombėtarė i cili do tė ndihmonte internacionalizimin e pėrpjekjeve tona pėr zgjidhjen e statusit tė shqiptarėve tė kėtushėm nė frymen e proceseve euro-integruese, :
Kuvendi i kėshilltarėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, nė seancėn e mbajtur mė 29 shtator 2007 nė Preshevė, miratoi kėtė:
D E K L A R A T Ė P O L I T I K E
Nė periudhėn pasuese, gjithnjė nė mbėshtetje tė orientimeve strategjike politike tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, Kuvendi:
4 Rikonfirmon pėrkrahjen e plotė pėr Platformėn politike tė aprovuar mė 14 janar 2006;
5 Pėrkrahė pa rezervė Planin e presidentit Ahtisari si tė vetmin kompromis tė mundshėm pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės i cili do tė prodhojė paqė, stabilitet rajonal si dhe do ti hapė rrugė demokratizimit dhe integrimit edhe tė Serbisė nė familjen euroatlantike,
6 Mbėshtetur nė parimin e reciprocitetit angazhohet pėr aplikueshmėrinė e vlerave dhe garancave tė kėtij Plani nga sfera e mbrojtjes sė komunitetetve edhe nė Luginė tė Preshevės;
7 Shpreh shqetėsim pėr zvarritjen e paarsyeshme tė procesit tė definimit tė statusit tė Kosovės;
8 Duke i cilėsuar si kėrcėnuese pėr stabilitetin rajonal dhe zhvillimin ekonomik tė Luginės sė Preshevės, gjykon dhe e konsideron tė papranueshme ēfarėdo forme tė militarizimit tė Luginės sė Preshevės;
9 Kėrkon ngritjen e nivelit tė vėmendjes sė faktorėve relevant ndėrkombėtarė nė pėrcjelljen me pėrkushtim tė situatės sė rėndė nė Luginė tė Preshevės si dhe ndėrmarrjen e hapave tė duhur nė pėrmirėsimin e saj;
10 Vlerėson se prezenca e mekanizmave ndėrkombėtarė nė Luginė tė Preshevės paraqet preventivė pėr ruajtjen e sigurisė, paqes, stabilitetit rajonal dhe prosperitetit tė tij;
11 I brengosur pėr ngecjen e procesit politik tė filluar mė 2001, tėrheq vėrejtjen se eskalimi i situatės nė kėtė rajon do tė reflektonte pasoja tė padėshirueshme jo vetėm nė Luginė tė Preshevės , por edhe mbarė rajonin;
10 Konstaton jofunksionalitetin e punės sė Trupit koordinues dhe refuzon pjesmarrjen nė Vendimin (23 gusht 2007) pėr riorganizimin e tij. Kuvendi do tė jetė kompetent pėr marrjen e vendimeve lidhur me raportet me Trupin Koordinues;
11 I bindur se themelimi i Kėshillit Nacional ėshtė nė interes tė shqiptarėve tė kėtij rajoni, konfirmon angazhimin nė ngritjen e pozitės stė Kėshillit Nacional dhe formimin e tij me pėrbėrje gjithpėrfshirėse;
12 Konfirmon qėndrimin se Kuvendi i Kėshilltarėve Shqiptarė tė Luginės sė Preshevės ėshtė organ politik pėrfaqėsues i shqiptarėve tė kėtij rajoni kompetent pėr marrjen e vendimeve politike strategjike nė drejtim tė definimit tė statusit politik tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės konform Platformės Politike.,
Preshevė, 29 shtator 2007,
Kuvendi
i Kėshilltarėve Shqiptarė
tė Luginės sė Preshevės