Me rastin e arrestimeve tė dhjetė qytetarėve tė Komunės sė Preshevės mė 26 dhjetor tė  vitit 2008, Kuvendi i Kėshilltarėve shqiptarė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės (PVD, PDSH, LPD, BDL, GQ Rahmi Zulfiu, UDSH, LKSH dhe LDI), miratojnė kėtė:

 

DEKLARATĖ POLITIKE

 

 

Kuvendi konsideron se arrestimi i dhjetė qytetarėve shqiptarė tė Komunės sė Preshevės mė 26 dhjetor tė vitit 2008 ėshtė i papranueshėm dhe nė funksion tė destabilitizmit tė situatės politike dhe tė sigurisė nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė. Tėrė procesi i arrestimit tė tė dyshuarėve, gjithsesi i zhvilluar jashtė normave profesionale dhe nė shpėrputhje tė plotė me normat demokratike, si dhe trajtimi i mėtejmė i tyre, deklaratat kėrcėnuese tė zyrtarėve policorė dėshmojnė pėr politizimin dhe etnizimin e skjashėm tė procesit pėrkatės.

Kuvendi konsideron se praktikat e drejtėsisė politike dhe selektive serbe nuk janė nė shėrbim tė ndėshkimit tė krimeve tė luftės dhe tė zbulimit tė domosdoshėm tė sė vėrtetės, por pėrkundrazi njė proces nė shėrbim tė politikave ditore tė shtetit, qė me tė tilla veprime rivėrteton mungesėn e vullnetit politik dhe tė kompetencave shtetėrore pėr t’u ballafaquar me tė kaluarėn e errėt, respektivisht me pėrfshirjen e mundshme tė strukturave tė dikurshme shtetėrore nė krime tė luftės; posaēėrisht nė hapėsirat e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės.

 

Duke e pasur parasysh kėtė fakt, e duke iu referuar procesit tė dhunshėm dhe spektakular tė 26 dhjetorit, si dhe duke u bazuar nė trajtimin brutal tė tė burgosurėve; kėshilltarėt komunalė shqiptarė konsiderojnė se sistemi aktual gjyqėsor dhe politik nė Serbi nuk ka kredibilitet dhe legjimitet pėr tė zhvilluar procese tė tilla tė ndjeshme, aq mė tepėr kur merret parasysh se tė dyshuarit akuzohen pėr vepra tė kryera nė territorin ku organet kompetente nuk kanė pasur dhe nuk kanė asnjėlloj pushteti ekzekutiv dhe ligjor.

 

Andaj, Kuvendi i Kėshilltarėve shqiptarė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės kėrkon:

 

-                                 lirimin e pakusht tė tė arrestuarėve, gjegjėsisht ndėrprerjen e procedurės nga ana e Prokurorisė pėr Krime tė Luftės nė Beograd, duke e konsideruar atė si jolegjitime dhe tė montuar politikisht.

-                                 zbardhjen e tė gjitha krimeve tė kryera ndaj popullatės civile shqiptare nė Luginė tė Preshevės nė periudhėn 1999-2001,

-                                 respektimin e plotė tė Amnestisė ndaj ish pjesėtarėve tė UĒPMB-sė

-                                 Mbėshtetė iniciativėn e ekspertėve ndėrkombėtarė nė Prishtinė qė dosja e tė arrestuarėve tė procesohet nga Gjykata pėr tė drejtat e njeriut nė Strasbur,

 

Sikur pėrfaqėsues legjitim politik tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės vlerėsojmė se aksioni i 26 dhjetorit tė vitit 2008 ėshtė nė vazhdėn e pėrpjekjeve tė vazhdueshme pėr kriminalizimin e shqiptarėve si kolektivitet, tė udhėhequra akoma nga politikat e barazpeshimeve etnike tė krimeve tė luftės. Rrjedhimisht, nė kėtė rast, instrumentalizimi politik i ēėshtjes sė krimeve tė luftės ėshtė edhe njė tendencė pėr ta shmangur vėmendjen e opinionit rajonal dhe ndėrkombėtar nga mosrealizimi i obligimeve tė marra nga ana e shtetit nė vitin 2001 pėr zgjidhjen e problemeve nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė. Nė kėtė mėnyrė, politika shtetėrore vazhdon pėrpjekjet, qė nė emėr tė gatishmėrisė sė ndėshkimit tė krimeve tė luftės ta legjitimojė praninė e shtuar tė forcave tė sigurisė, sidomos tė xhandarmėrisė, si dhe ta kamuflojnė mungesėn e gatishmėrisė pėr zgjidhjen e problemeve tė shumta nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė; veēmas tė tė drejtave individuale dhe kolektive tė shqiptarėve vendorė.

 

Duke e pasur parasysh gjendjen e tanishme shqetėsuese tė sigurisė dhe politike, me prirje pėrkeqėsimi tė mėtutjeshėm:

 

Kuvendi i Kėshilltarėve shqiptarė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės kėrkon nga  faktorėt relevant ndėrkombėtar - NATO, OSBE-sė dhe BE, Kėshilli i Europės dhe garantuesit ndėrkombėtar tė marrėveshjeve tė paqes nė vitin 2001,

 

- qė tė nxisin dhe qė tė ndėrmjetėsojnė bisedime midis qeverisė Serbisė dhe pėrfaqėsuesve legjitim politik shqiptar tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės pėr ta shqyrtuar ecurinė e procesit tė deritanishėm, pėr ta parandaluar pėrkeqėsimin e situatės aktuale politike dhe tė sigurisė nė Luginėn e Preshevės, si dhe pėr ta rikonfiguruar njė Marrėveshje politiko-juridike konform qėndrimeve tė paraqitura nė Marrėveshjen e Konēulit dhe kėrkesave tė paraqitura nė Platformėn politike tė kėtij Kuvendi, e cila do tė rezultonte me njė stabilitet afatgjatė politik dhe ekonomik nė Rajon 

 

 

 Preshevė, 25 janar 2009

 

Kuvendi i Kėshilltarėve shqiptarė

tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės