 |
|
 |
| |
Qasje: RECIPROCITETI I KONTESTUAR
Posted on Fri Jul 30, 2010 8:56 pm by kosovalindore |
|
 |
|
 |
| |
Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kėrkesat e tyre pėr shkėputje, bashkim, autonomi e status special.
Shkruan|: Nexhmedin Saqipi
Ēėshtja serbe e Veriut tė Kosovės ėshtė vėnė nė agjendė tė bisedimeve pas luftės, ndėrsa aspiratat e shqiptarėve tė krahut lindor tė Kosovės, zanafillėn e kanė qė nga shkėputja e tyre nga trungu etnik dhe aneksimi i tyre i dhunshėm, duke u vendosur si qendra rrethi nė Serbi. Prandaj si ėshtė e mundur tė kėrkohet reciprocitet nė mes njė komuniteti serb nė Kosovė me njė etnitet nė Serbi, i cili qė nga 1992 ka shprehur pėrmes Referendumit vullnetin politik, ka bėrė njė luftė ēlirimtare se nė ēfarė bashkėsie do tė jetoj nė tė ardhmen.
Anasjelltas...
Ėshtė paksa e ēuditshme se si lidershipi nė Kosovė nė njė farė mėnyre e ka pranuar idenė e spektrit politik nė Kosovėn Lindore, pėr njė reciprocitet me minoritetin serb, i cili gjithherė ka prodhuar destabilitet i nxitur nga qarqe tė ndryshme tė Beogradit. Pra, me njė fjalė, ėshtė marrė si modalitet e keqja, dhuna, rebelizmi pėr reciprocitet. Nė vend se serbėt e Veriut tė Kosovės tė kėrkonin reciprocitet me shqiptarėt e Kosovės Lindore ndodh e kundėrta.
Shqiptarėt e Kosovės Lindore janė autokton tė trojet e tyre etnike. Ata nuk janė ardhacak nga viset e tjera, por denbabaden jetojnė nė kėto vise, tė cilat, mjerisht, janė cunguar e sakatosur qė nga Molla e Kuqe e deri Bujanoci e Presheva, dy shtylla qė e quajnė veten me tė drejtė Kosovė Lindore. Nė kėtė krah bėnė pjesė edhe njė komunė e vogėl Medvegja, e cila dikur njihej si Banja e Sijarinės e populluar nga shumica shqiptare, mirėpo regjimi i atėhershėm ia mori statusin e komunės duke e integruar me Medvegjėn, pėr ta forcuar elementin serb kundėr shumicės shqiptare.
Nėpėr rajonin e Kosovės Lindore kanė kaluar shumė perandori dhe regjime, mirėpo populli i saj heroik dhe bujar, diti ta ruaj gjuhėn, zakonet, traditėn dhe bėrthamėn kombėtare.
Ky vend strategjik qė lidh natyrshėm Kosovėn me Maqedoninė dhe Serbinė ruan kujtime tė hidhura dhe krenare pėr gjithė ato qė ndodhėn dhe po ndodhin pa e pyetur zėrin e tij, i cili kurrė nuk pushoi duke kėrkuar liri dhe vetėvendosje.
Kultura
Kultura, toleranca dhe mirėkuptimi i shqiptarėve tė Kosovės Lindore, janė virtyte tė cilat e mundėn tė keqen qė ja kurdisėn regjime tė ndryshme nga mė tė kėqijat qė njeh historia e kėtij vendi.
Pas luftės nė Kosovė nė ēdo cep tė zonės kufitare me tė, u vendosėn forcat speciale serbe, tė cilat njiheshin si Beretat e Kuqe, Frenkovcat e njėsi tė tjera paramilitare, tė cilat, kishin mbjellė varre jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Bosnje dhe Kroaci.
Kėto forca paramilitare kishin ardhur me porosi nga Beogradi dhe ishin vėnė nė shėrbim tė Serbisė pėr ta mbrojtur nga terrorizmi shqiptar!
Gjeturia e shqiptarėve tė Kosovės Lindore arriti ta bėjė njė luftė me kėto forca tė pabarabarta dhe tė krijoj njė paqe pėr qetėsimin e rajonit. Pėr tė arritur njė Marrėveshje paqėsore nė Kosovėn Lindore erdhėn misionarė jo vetėm nga perėndimi, por edhe nga Beogradi.
Nėpėr dyert e Kosovės Lindore kaluar emra qė u shpėrblyen, u ngritėn dhe u caktuan nė misione mė tė mėdha si Piter Fejt, Shon Saliveni, Porteri, Montela, Bruksi etj. Kėta njerėz erdhėn nė Kosovėn Lindore pėr tė ndėrtuar paqe dhe u avancuan, po kėshtu kush ka ardhur nė kėto vise me misione, domosdo se ka bėrė emėr. Ėshtė, pra, ky rajon me kulturė tė lartė, qė prodhon dhe promovon paqe, ndaj populli i saj meriton tė shpėrblehet e jo tė injorohet dhe tė pėrbuzet.
Pavarėsisht nga kėto prioritete qė ka rajoni i Kosovės Lindore, liderėt e saj legjitim asnjėherė nuk janė ftuar nė bisedimet nė mes Prishtinės dhe Beogradit, pėr zgjidhjen e problemeve. Nuk janė ftuar me arsyetimin se mund tė nxisin tensione dhe mund tė paraqesin pengesa dhe ta dėmtojnė procesin e Kosovės.
Kusuritja
Ky rajon, mjerisht, si nga Prishtina dhe nga Beogradi ėshtė pėrdorur dhe po pėrdoret si monedhė pėr kusuritje. Sa herė qė Beogradi inatosej nė Prishtinėn revanshohej ndaj Kosovės Lindore. Njė praktikė e tillė edhe sot ėshtė aktuale. Askund nė botė nuk ka njė popull si ky i Kosovės Lindore tė jetė i mbėrthyer nga tė gjitha anėt me forca militare. Kėndej e matanė kufirit forca ushtarake me uniforma tė ndryshme, tė cilat paraqesin njė rrezik pėr paqen nė Ballkan. Forca gjatė luftės, forca gjatė paqes!
Pėr ti dalė hakut peripecive, qė ka hequr ky popull gjatė historisė, liderėt e saj legjitimė duhet tė marrin pjesė tė paktėn kėsaj radhe nė bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit, pėr tė vendosur pėr fatin e tyre politik.
Ėshtė e drejtė legjitime e ēdo popullit ė dijė pėr fatin e tij, ndaj edhe shqiptarėt e Kosovės Lindore duhet tė jenė pjesė e bisedimeve pėr zgjidhjen e problemeve praktike me tė cilat po pėrballen ēdo ditė.
Bujanoc , 30.07.2010
Kontakti: nexhas@hotmail.com
|
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
| |
| "Qasje: RECIPROCITETI I KONTESTUAR" | Login/Create an Account | 0 comments |
|
| | The comments are owned by the poster. We aren't responsible for their content. |
|
|
 |
|
 |
 |
|
 |
| |
No Comments Allowed for Anonymous, please register |
|
 |
|
 |
| |
 |
 |
 |
| |
Article Rating
Average Score: 0 Votes: 0
|
|
 |
 |
 |
|