KĖSHILLTARĖT SHQIPTARĖ TĖ LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS (PRESHEVĖ, BUJANOC DHE MEDVEGJĖ) NĖ SEANCĖN E MBAJTUR, MĖ 14.01.2006, NĖ PRESHEVĖ:

 

·        Duke qenė tė vetėdijshėm se popullata shqiptare e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės (Lugina e Preshevės), po pėrballet me ēėshtjen e pazgjidhur tė statusit tė vetė politik,

·        Duke u angazhuar pėr ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit  kombėtar shqiptar,

·        Duke u angazhuar pėr format e integrimit  gjithėshqiptar, nė kuadėr tė trendeve  pėr integrime evropiane dhe evroatlantike,

·        Duke pasur para sysh se format e deritanishme tė organizimit territorial nuk kanė ofruar mundėsi adekuate pėr mbrojtjen e interesave tė shqiptarėve tė Luginės,

·        Duke u angazhuar  pėr bashkimin  dhe pėrqėndrimin  e fuqisė politike nė zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve,

·        Duke u bazuar nė aktivitetin e deritanishėm politik dhe rezistencėn e armatosur tė shqiptarėve tė kėtij rajoni,

·        Duke gjetur mbėshtetje tė kėtyre kėkresave nė dokumentet ndėrkombėtare (OKB, OSBE, KE), qė garantojnė tė drejtat e individuale dhe kolektive,

 

MIRATUAN   KĖTĖ:

 

PLATFORMĖ POLITIKE

PARIMET :

 

1       Nė kohėn kur Kosova ka hyrė nė fazėn mė tė rėndėsishme tė pėrcaktimit tė subjektivitetit tė saj politiko-juridik, kur tėrė rajoni i Ballkanit Perėndimor synon pėrshpejtimin e procesit nė rrjedhat e integrimeve evroatlantike, subjektet shqiptare nė Luginė tė Preshevės shohin nevojėn e ndėrmarrjes sė veprimeve konkrete dhe tė koordinuara pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė shqiptarėve tė kėtij rajoni nė frymėn e proceseve integruese qė po zhvillohen nė Evropė,

 

2       Kėshilltarėt shqiptare tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit (nė tekst tė mėtejm kėshilltarėt), konsiderojnė se derisa nuk bėhet njė zgjidhje e drejtė e  ēėshtjes sė shqiptarėve tė Luginės,  rajoni do tė vazhdoj tė mbetet vatėr e krizės pėrmanente dhe pengesė pėr integrime evroatlantike, 

 

3       Kėshilltarėt kėrkojnė qė tė drejtat e shqiparėve tė Luginės tė garantohen nė kuadėr tė komuniteteve nė rajon (Kosovė, Maqedoni dhe Bosnje e Hercegovinė), duke u angazhuar pėr  krijimin e lidhjeve speciale tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn,

 

4       Nė frymėn e kėtyre vlerave duke gjetur mbėshtetje nė dokumentet fundamentale qė institucionalizojnė mbrojtjen e tė drejtave individuale dhe kolektive, siē janė:

 

·        Karta e OKB-sė,

·        Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut,

·        Pakti ndėrkombėtar pėr tė drejtat civile dhe politike,

·        Pakti ndėrkombėtar pėr tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore,

·        Konventa kornizė  evropiane pėr tė drejtat e pakicave,

·        Konventa evropiane pėr tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore,

·        Karta evropiane pėr gjuhėt regjionale dhe tė pakicave,

·        Dokumentet e OSBE-sė, prej tė cilave veēojmė:

1.     Sugjerimet nga Lundi, Osllo dhe Haga,

2.     Aktin final tė Helsinkit 1975

3.     Karta e Parisit pėr Evropėn e re 1990,

4.     Dokumentin nga Kopenghaga- Dimenzioni njerėzor,

 

 

KĖRKESAT E VEĒANTA

 

1       zgjidhja e drejtė dhe e qėndrueshme e ēėshtjes sė Luginės sė Preshevės nėnkupton respektimin e plotė tė tė drejtave individuale dhe kolektive tė shqiptarėve pėrmes zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjeve si:

 

·        Kėshilltarėt mbrojnė qėndrimin se Lugina e Preshevės duhet tė ketė formėn  e organizimit administrativo – territorial kushtetues me funksion nė sferat e  gjyqėsisė, policisė, arsimit, pėrdorimit tė gjuhės dhe simboleve kombėtare, shėndetsisė, zhvillimin ekonomik, kulturės, planifikimin lokal, ambientin ekologjik, resurset natyrore, sferėn e banimit, shėrbimet sociale,

·        Tė bėhet decentralizimi i pushtetit dhe transferimi i kompetencave prej nivelit qendror nė nivelin e veatadministrimit lokal dhe rajonal, institucioneve tjera shtetėrore e posaēėrisht nė sistemin gjyqėsor ku duhet krijuar Gjykatėn e Qarkut, Gjykatėn Tregtare, Kėshillin pėr kundėrvajtje me kompetencė territoriale pėr kėtė rajon,

·        Tė bėhet demilitarizi i plotė i Luginės sė Preshevės dhe largimin e bazave militare ekzistuese si adhe atyre nė ndėrtim,

·        Ēėshtja e sigurisė publike tė jetė nė kompetencė ekskluzive tė policisė multietnike dhe strukturave tė sajė komanduese,

·        Zhvillimi ekonomik i rajonit pėrmes krijimit tė kushte lehtėsuese tė kreditimit tė ndėrmarrjeve tė vogla apo tė mesme, tėrheqjes sė kapitalit tė huaj, krijimit tė qendrave tė biznesit me, krijimin e Zonės sė Lirė Tregtare, bashkpunim ndėrkufitar nė kuadėr tė projekteve me donatorėt ndėrkombėtarė, 

·        Privatizimi i ndėrmarrjeve ekzistuese shoqėrore tė bėhet me krijimin e ksuhteve tė barabarta tė pjesmarrjes,

·        Sistemi arsimor nė Luginė tė Preshevės tė harmonizohet me sistemin arsimor tė Kosovės, konform standardeve evropiane pėr arsim,

·        Integrimi proporcional i shqiptarėve nė strukturat e pushtetit lokal dhe tė gjitha institucionet shtetėrore e publike tė tė gjitha niveleve,

·        Aplikimi zyrtar i gjuhės shqipe nė institucionet e vetadministrimit lokal, institucionet shtetėrore dhe ato publike tė tė gjitha niveleve,

·        Pėrdorimi  zyrtar i simboleve kombėtare tė shqiptarėve, si dhe e drejta e shėnimit  publik tė datave tė rėndėsishme nga historia kombėtare,

·        Themelimi i institucioneve pėr shprehjen, rujatjen, avancimin e vlerave kulturore, informative, fetare dhe tradicionale, specifike pėr shiptarėt,

·        Krijimi i institucioneve tė veēanta pėr mbrojtje sociale tė shtresės sė rrezikuar tė popullatės,

·         Krijimi i mundėsisė pėr mbrojtje sekondare shėndetėsore tė popullatės sė Luginės sė Preshevės pėrmes ndėrtimit tė njė spitali pėr kėto komuna dhe zhvillimi i institucioneve eksistuese shėndetėsore pėr mbrojtje primare tė popullatės,

·         Kthimi i qėndrueshėm i popullatės sė zhvendosur pėrmes kompenzimit tė dėmeve nė pasuritė e tyre, zhvillimit tė infrastrukturės rrugore, shėndetėsore dhe arsimore,

·        Respektim tė plotė tė Ligjit pėr Amnestinė (Fletorja zyrtare e RFJ-sė, nr. 37/2002 tė datės 03.07.2002) pėr ish pjestarėt e UĒPMB-sė dhe ndėrprerja e tė gjitha proceseve tė montuara  gjyqėsore ndaj shqiptarėve,

·        Trajtim adekuat tė diasporės shqiptare tė kėtij rajoni nga institucionet vendore pėrmes ruajtjes sė lidhjeve tė saj me vendlindjen, me jetėn, me zakonet, me gjuhėn dhe kulturėn e tyre si dhe tė inkurajimit pėr investimin e kapitalit tė tyre nė rajon,

·        Pėr realizimin e qėllimeve tė sipėrshėnuar subjektet shqiptare shtrojnė nevojėn e krijimit sa mė tė shpejtė tė organit tė pėrbashkėt reprezentues - Kėshillin Nacional.

 

 

 

DISPOZITAT PĖRFUNDIMTARE

 

·         Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatės pėr definimin e Luginės sė Preshevės si rajon tė posaēėm territorial- kushtetues, kėshilltarėt, nė pėrkrahje tė parimeve tė Grupit tė Kontaktit lidhur me  statusin e Kosovės, obligohen qė, nė rast tė mosrespektimit tė kėtyre parimeve dhe ndryshimit eventual tė kufijve tė saj,  do tė angazhohen pėr bashkangjitje tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn.

 

 

                           Preshevė, mė 14.01.2006