Home » Sport » Moggi dënohet me pesë vjet burg

Moggi dënohet me pesë vjet burg

Ish-menaxheri i Juventusit, Lucciano Moggi si duket është shpallur fajtor për skandalin tashmë të njohur si Calciopoli.

Gjykata e Napolit ka vendosur se Lucciano Moggi është fajtori kryesor për krijimin e Calciopolit dhe kështu është dënuar me pesë vjetë burg.Ish dezijnatori i referëve, Paolo Bergamo dhe Pierlugii Pairett janë dënuar me tre vjet e tetë muaj burg, dhe një vit e 11 muaj plus për pjesëmarrje në Calciopoli ndërsa pronarët e Fiorentinës, Diego dhe Andrea Della si dhe ai i Lazios, Claudio Lottito janë dënuar me një vit e tre muaj.

“Unë absolutisht nuk e kam pritur këtë gjë. Ne kemi humbur vetëm raundin e parë, ne do të përpiqemi t’i rikthehemi situatës me një ankesë”, tha Maurilio Prioreschi që është avokat i Moggit.

“Ne do të bëjmë gjithçka që drejtësia të del në sheh. Moggi është shkatërruar, ai nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur”.

“Ne kemi 90 ditë kohë për të kuptuar arsyet e vendimit, dhe të përgatitemi për tu mbrojtur”.

Moggi gjithashtu është ndaluar nga futbolli përjetësisht, pasi ai ka bërë një veprim të organizuar që përfshinte një rrjet të thirrjeve telefonike me gjyqtarët e Serie A si dhe me ish zyrtarët e shoqatës së futbollit italian.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch