Home » Lajme, Ndërkombëtare » Mogherini: Shqipëria, e gatshme të hapë negociatat e pranimit

Mogherini: Shqipëria, e gatshme të hapë negociatat e pranimit

“Rekomandimi i Komisonit Euriopan për hapjen e negociatave është njohje e rezultatevetë prekshme të reformës gjithëpërfshirëse dhe të plotë të drejtësisë dhe të arritjeve tëShqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi sotpërfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, nënkryetare eKomisionit Europian, Federica Mogherini, në një takim në Bruksel me ministrin në detyrëpër Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. 

Përfaqësuesja e Lartë Mogherini përgëzoi ministrin Cakaj për përsëritjen e rekomandimittë qartë të Komisionit, duke theksuar se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat ireformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi ynë, duke veçuar arritjet e prekshmenë reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjithadetyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE-në dhe është e nevojshme që KëshilliEvropian të reagojë pozitivisht në linjë me rekomandimin e Komisionit, shkruan atsh. 

Ndërsa Cakaj u shpreh se “ishte kënaqësi e madhe për të takuar Federica Mogherinindhe për të shkëmbyer pikëpamjet mbi rëndësinë e hapjes së negociatave për tani. Nepresim që  t’i respektojmë premtimet e saj dhe kështu të sigurojmë një shtysë të re përreformën dhe progresin në rajonin dhe rajonin”. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch