Home » Lajme, Opinione » Morali dhe përgjegjshmëria e lartë kombëtare e Presidentëve META në Shqipëri dhe OSMANI në Kosovë

Morali dhe përgjegjshmëria e lartë kombëtare e Presidentëve META në Shqipëri dhe OSMANI në Kosovë

NGA Skënder Sadri KAPITI
Për herë të parë në Shqipëri Presidenti aktual z. Ilir Meta është President i cili nuk komandohet nga partitë politike por nga Ligji e Kushtetuta; për herë të parë Shqipëria ka një President i cili e kryen detyren fisnike dhe rolin e Kryetarit të Shtetit si një detyrë e unitetit kombëtar dhe mbi partitë politike.
“Opozita” dhe Kundërshtari më i madh i Presidentit Meta në Shqipëri sot është Qeveria, kryeministri dhe rilindja qeverisëse, pra është pushteti, sepse pushteti autokrat dhe antipublik i sotëm ka arritur që të kapë të gjitha pushtetet në Shqipëri, përvec atë të Presidentit të Republikës falë rezistencës e qëndressë dinjitoze, të pakompromentuar dhe burrërore të Presidentit Ilir Meta, i cili moralisht, ligjërisht, kombëtarisht dhe patriotikisht po mbron Republikën,Demokracinë,Ligjin , Kushtetutësh, si dhe personalitetin e dinjitetin e shtetit republikan shqiptar kundër autokracisë, hajnisë, korrupsionit dhe tradhtive publike të pushtetit qeverisës.
Presidenti Ilir Meta tashmë realisht është jo vetëm President por edhe opozita kryesore kundër amoralitetit, korrupsionit, kundër kapjes së shtetit, kundër politikave oligarko-korruptive dhe kleptohajnisë institucionale prej të cilave shqiptarët po largohen dhe Shqipëria po shpopullohet.
Po kështu edhe në Kosovë, sot postin e Presidentit të Kosovës e ushtron U.D. Znj. Vjosa Osmani e cila ia ka kthyer Institucionit të Presidentit të Kosovës kompetencat, detyrën dhe autoritetin e duhur, pasi më parë paraardhësi i saj Z. Thaci e pati kthyer detyrën e presidentit nga një institucion uniteti kombëtar në një institucion përcarës dhe intrigash, në një institucion privat, personal e klanor të interesave të tij e të partiakëve të Partisë së tij, si një institicion pazaresh, trafiqesh e madje edhe komplotimi kundër demokracisë si shëmbulli I fundit i derigjimit nga ana e tij edhe të pucit parlamentar që bëri të mundur rrëzimin e qeverisë legjitime Kurti; dhe si një ish President i cili për interesa personale pati rrëmbyer edhe kompetencat e Kryeministrit e të parlamentit. Dhe marrëveshja KURTI-OSMANI që KURTI -Kryeministër dhe OSMANI-presidente është zgjidhja më e mirë dhe më e duhura për Kosovën në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021, gjë për të cilën edhe në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 , në Kosovë votuesit për këtë votuan.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch