Home » Lajme, Opinione » Mos e ngucni Kadarenë !

Mos e ngucni Kadarenë !

Të paçim Kadare ,për inat të palo-shqiptarëve të cilët fatkeqësisht nuk janë pak !

Jemi “ akomoduar “ tmerrësisht në sharje. linçime dhe përçmime. Deviza e ynë shumë rekomanduar : » Shaj , shaj dhe shaj sa të mundesh. Kujdes kë po e shanë sepse duhet shkuar për  “çejf “ trendëve dhe shenjave të hapura që  faktorit shqiptar mos t`i kthehet vendi i merituar në historinë europiane.
Ne ishim aty por “Shqipëtarët , bashkatdhetarët e mi e kishin humbur Europën në dy raste tragjike, në shek e 15-të , sikur edhe të tjerët në Ballkan që ranë ndër okupimin ottoman ; dhe së dyti pas luftës së dytë botërore në kthetrat e komunizmit” – sigurisht që po . Por  : “Anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditës, si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. – Fan Noli”

Vagabondët e kombit, duke i gjuajtur vlerat, ligjet e vazhdimësisë dhe obligimet e tij ndaj vetvetes, mundohen të jetojnë jetën e tyre me përcaktimet e tyre dhe kështu është vazhdimisht në grindje me rregullat që na i imponon e vërteta. Të gjitha këto e çojnë në rrugën e kundërshtimit dhe merr pamjen dhe sjelljen e anarkistit dhe na del si një bredhës (endacak, vagabond) intelektual… me bredhje shkrimesh dhe futjen një terren mendor të cilin (nuk) e njohin. Humbje dhe më vonë ikje nga vetvetja.

Nëse Skënderbeun e   “përgatisim “ për historinë serbe , me Kadarenë duam diçka tjetër më të rëndë.
Diplomati Shaban Murati shumë haptas e thotë : “ E majta ( e Shqipërisë fxh) ishte në Komitetin Qendror , e djathta na erdhi nga Komiteti qendror “.  “Rreziku i “patriotëve “të rinj të “demokracisë” shqiptare  është shumë i madh , sepse po flasin ata që ( ndoshta ) janë ‘Udhëzimeve “ të Katovicës. (xh ) .

Ç`keni or miq me Kadarenë ?

“Ilir Demalia kërkon te shesë ngjarjet e ambasadave duket i ka kthyer ne biznes. Ambasadat ishin një skenar me regji Ramiz Aline, ne rrole kryesore Berishën, ne rrole te tjera te rëndësishme te gjithë lideret e djathte, ne rrole sekondare, jan “arnautet” qe kapen megafonat, mes demonstruesve, apo dhe ne VOA dhe Deutsche welle, te cilat u bene njësh me RTSH. ne radion gjermane programi për shqiptaret behej nga nipi i Eleni Madint, ish veterane e luftës dhe drejtuese e institucioneve politike, drejtore ne fabrike etj. Fola për hallën se nuk ja njoh te atin. Mjafton sot te lexojmë tek intervista qe Ilva Tare i ben ambasadorit te pare amerikan Christophor Hill,nder te tjera ai shprehet: “Ishte e vështire te bindje Ramiz Aline, se ne do ta ndihmonim qe po ato njerëz qe qeverisen ne diktature, do te qeverisnin dhe demokracinë”. Pra ky vend u kthye ne nje skene theatri dhe ne bëjmë mire te merremi me çështje me te rëndësishme se mesazhi qe na sjell Demalia “heroi”i ambasadave, qe konsumonte minutashin e VOA me fjalime boshe dhe pa asnjë nivel. Tashme duket se Perestrojka është ne aktin e fundit dhe duket se kërkon te zhdukë dhe cdo gjurme nga demonstrimi i ligësisë se tyre ne diktature.  Kadare ka përshkruar me vërtetësi kete maredhenie , si një dëshmi me autentike te asaj kohe. Kjo është dhe arsyeja se perse hapen tema te tilla denigruese te figurës se autorit, qe janë fundja fare te pa rëndësishme.- shkruan një mik i imi

Miku tjetër shprehet : “ Lëreni rehat Kadarenë, mos I lihni si qeni diellit! Vepra e tij ka vulosur perjetësinë e tij! Mos u beni qesharake! . “. Bravo miku , kështu është , se këta që lehin janë të obliguar “ të hapin tema te tilla denigruese te figurës se autorit, qe janë fundja fare te pa rëndësishme “

Miku tjetër i të vërtetës shkruan ;  “Është interesante sesi ne postime teë tjera, nga njerëz te tjerë, gjithmonë mbi Kadarenë, shihet kjo dëshire e zjarrte e turmës per linçim. Aq me tepër qe ky perversitet ka si iniciatorë njerëz qe nuk kane lexuar nje faqe nga vepra e tij, dhe per me shume i gjithi ky “sulm moral” ndërmerret ne vendin me drejtësinë me imorale ne bote, apo perceptimin popullor apo individual me te mbrapshte mbi drejtësinë.. Rraha atëherë përballe viktimës, si edhe sot, ishte e gjate – vetëm për tu ulur ne bankën e akuzuesit dhe ne karrigen e gjykatësit, kurrkush nuk behej pale me te dobëtin apo avokati i tij. Hipokrizia e këtij populli shkon me tej .

Dhe ne fund te ditës kjo turme e kompleksuar dhe e mbytur në të përmjerrat dhe ligështinë e kësaj hipokrizie orientale e ka një fajtor: Ismail Kadarenë. »  Sa bukur e shkruar !
« Ju, Zotëri, jeni i tokës së shqipeve! Ju i lëvizni shekujt duke e shkruar DAULLET E SHIUT, dhe e shihni Gjergj Kastriotin i quajtur Skënderbe, princin e Shqipërisë dhe të Epirit në fikjen morale dhe ushtarake të dy sulltanëve ». thoshte  për Kadarenë M. ALAIN PLANTEY (Président de l’Institut, Président de l’Académie)
« Ju, Zotëri, e keni treguar se sa e fuqishme është etika dhe politika nga mesazhi letrar, i cili pushon në guximin dhe talentin tuaj. Vendi juaj është në mesin tonë » – u tha atë mbrëmje. Pra , vendi  i Shqipërisë dhe i Kadaresë është në Europë.

Sharjet ndaj Kadaresë bëhen nga  vagabondët intelektualë, duke kundërshtuar të definohen apo të  identifikohen, ata i ndërrojnë qëndrimet sipas baticave dhe zbaticave të rrethanave, duke e pranuar një nevojë të imponuar me arsyetimet në emër të taktikave dhe strategjive të mbikohës.

Kjo praktikë e denigrimit të figurave të larta shqiptare, sa gënjeshtare aq edhe e rrezikshme, është një shprehje e përtacisë së intelektualit dhe mangësi e imagjinacionit për pasojat.

Krimbaçët na i mbushin mediat e të gjitha llojeve dhe të gjitha krahinave shqiptare se ne duhet menduar ndryshe  për Kadarenë. Dhe përse , ndryshe ? Sepse ashtu e do  “ bossi “ i fshehur diku dhe i cili e gërryen vazhdimisht ndërgjegjen dhe vetëdijen tonë  , ashtu dhe  ashtu të paformuar  si duhet .

Fahri Xharra,10.08.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress