Home » Kulturë, Lajme » MOS TË LUHET ME NXËNËSIT DHE TESKTET MËSIMORE TË SHKOLLAVE NË GJUHËN SHQIPE NË LUGINË TË PRESHEVËS!?

MOS TË LUHET ME NXËNËSIT DHE TESKTET MËSIMORE TË SHKOLLAVE NË GJUHËN SHQIPE NË LUGINË TË PRESHEVËS!?

1./Edmond de Amiçis :”Sill ndër mend për një çast se ç’lëvizje e çuditshme bëhet në gjithë botën! Kudo njerëzit kanë nevojë për dritën e shkollës, për diturinë. Sa në errësirë do t’ishte bota pa to. Mendo sa të mjerë janë ata njerëz e popuj që nuk dinë ç’është mësimi dhe shkolla.”/

 

  1. Plan-programet dhe tekstet mësimore të jenë unike për të gjitha shkollat shqipe dhe të hartohen nga institucionet më të larta shkencore-akademike shqiptare e jo nga nga individët e pakualifikuar për hartimin e tyre.

Xhemaledin SALIHU

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

 

 

Nënshkrimi i Marrëveshjes për tekstet mësimore të shkollave fillore në Luginë të Preshevë, ashtu u vërtetova nga lista e dhënë të teksteve në memorandum, u bë me iniciativën e z.Shqiprim Arifit, kryetar i komunës së Preshevës, të cilën e nënshkruan Përfaqsuesi i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë dhe kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve me seli në Bujanoc, z.Jonuz Musliut.

Kjo Marrëveshje e nënshkruar planifikon sigurimin e teksteve mësimore të shkollave fillore në gjuhën shqipe të Luginës së Preshevës, për ato tekste mësimore që janë dhënë në regjistër. Poashtu në këtë Marrëveshje janë dhënë afatet dhe obligimet e palëve nënshkruese.

Me sa më kujtohet, një iniciativë e tillë ashtë marrë edhe më herët, mirëpo klasa politike e Luginës së preshevës nuk ka pasur qëndrim unik lidhur me këtë çështje, sepse secila nga partitë politike preferonin dhe propozonin zgjidhjen ndryshe të sigurimit të teksteve mësimore për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës.

Kështu filluan lojërat me nxënësit dhe me tekstet mësimore për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës.

Derisa , njëra parti politike u angazhua për sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe me anën e përkthimeve të teksteve nga serbishtja dhe të hartimeve të teksteve mësimore në gjuhën shqipe, por kuptohet të dala nga programi mësimor i hartuar në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Serbisë.

Mirëpo, partia tjetër politike kishte tjetër qëndrim dhe u angazhua për tekste mësimore të huazuara nga Kosova , gjegjësisht nga Tirana.

Apeloj që mundësisht dy qeverisjet lokale në Luginë të Preshevës, por edhe partitë politike shqiptare në opozitë t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe të dalin me qëndrime unike, për hir të nxënësve shqiptar të shkollave fillore, por edhe të mesme në Luginë të Preshevës, si dhe mos të ndodhin shumë shpesh eksperimentime të pa nevojshme lidhur me sigurimin e teksteve mësimore në shkollat shqipe. Në shkrimin tim apelova për një unitet të klasës politike, lidhur me tekstet mësimore në shkollat shqipe të  Luginë të Preshevës

Tribuna tematike : Analizë plan-programeve dhe teksteve mësimore të gjuhës dhe letërsisë shqipe, të historisë, gjeografisë, kulturës muzikore dhe kulturës së artit në shkollat fillore dhe ato të mesmë në Luginë të Preshevës, e mbajt në sallën e madhe të Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, më 18 maj 1991,ku  u lexuan 15 kumtesa.

Në mbarim të Tribunës tematike mbi arsimin shqiptar në Luginë të Preshevës u miratuan këto konkluza :

-të respektohen të gjitha konventat ndërkombëtare lidhur me të drejtën në arsim, në kulturë, kulturë fizike dhe informim të të gjitha kombeve, popujve,

-të sigurohet  pozita adekuate, morale e materiale e shkollës shqipe në të gjitha nivelet e shkollimit,

-në të gjitha mjediset: shkollimi, komunikimi publik e administrativ dhe udhëheqja e administratës shkollore(dëftesat, librat, ditarët) të bëhët në gjuhën amtare,

-plan-programet dhe tekstet mësimore të jenë unike për të gjitha shkollat shqipe dhe të hartohen nga institucionet më të larta shkencore-akademike shqiptare e jo nga nga individët e pakualifikuar për hartimin e tyre,

-në plan-programet, në tekstet mësimore dhe në procesin edukativo-mësimor të shkollave shqipe, të përfshihet në mënyrë adekuate gjuha, letërsia, kultura, historia e tradita shqiptare,

-të hapen dhe të kenë trajtim të barabartë shkollat shtetërore dhe ato private,

-gjuha dhe letërsia serbe të mësohet si gjuhë fakultative në shkollat shqipe dhe të fillojë nga klasa e tretë të shkollimit fillor,(ajo sot në shkollat shqipe mësohet nga klasa e parë e shkollimit fillor),

-të krijojë dhe të sigurojë hapësirë të përbashkët unike arsimore dhë që plan-programet dhe tekstet mësimore të jenë unike për të gjitha shkollat shqipe.

Atëherë dhe tashti insistimi im është që tekstet mësimoretë jenë unikë dhe të hartuara nga Institucionet shkencore-alademike, e jo nga individë te pakualifikuar.

Qëndrimi im lidhur me plan-programe dhe tekstet mësimore ka qenë i qartë qysh më vitin 1991, kur isha kryetar i Këshillit të PVD-së, e më vonë i po të njëjtit Këshill në nivel të Kryesisë dhe Kuvendit për shpalljen e Referendumit të vitit 1992.

 

Në material e hartuar nga Geert-Hinrich Ahrens, përgjegjës për Pengimin e Konfliktit Etnik dhe Grupit të Punës për Minoritet e Konferencës për Jugosllavinë me titullaci mbi tehun e thikës”  , me titull : Vëzhgimi i të drejtave të Njeriut dhe të Minoritetit në Serbinë Jugore, shkruan në faqen 276: “ Në ditët e para të krizës Jugoslave më 1991 dhe 1992, Shqiptarët nga Serbia Jugore formuluan ankesat e tyre në tre dokumente: I pari ishte një document i quajtur :Informacion mbi Shkeljet e të Drejtave Civile dhe Kombëtare të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë” e nëntorit 1991, e nënshkruar për PVD-në nga Halimi. Ai u ndoq, në dhjetor 1991, nga një letër për Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të KB-së/UNESCO/, të firmosur nga sekretari I PVD-së për arsimin dhe kulturën, Xhemaledin Salihu, i cili ankohej për”diskriminimin e plotë më një prirje shkatërrimi tërësor” të arsimit në gjuhën shqipe/26/. Dokumenti I tretë ishte broshura e lartëpërmendur/Informator në gjuhën shqipe dhe angleze/ e 1992-shit/Informatorin, poashtu e hartoi Xhemaledin Salihu dhe PVD/.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch