Home » Lajme » Mos u merakosni fansa të Realit!

Mos u merakosni fansa të Realit!

AS.com sot ka bërë një përmbledhje duke i sugjeruar fansave të Real Madridit që të mos merakosen për humbjen e pësuar kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës.

Pas humbjes në Superkupë Mourinho ka thënë: “Ky ishte vetëm një titull i vogël. Shihet si i madh në verë por në fund të sezonit ai harrohet fare”.

Portugezi nuk arriti të sjellë titullin e tij të dytë në Madrid pas fitore në finale të Copa del Rey pikërisht kundër Barcelonës.

Mourinho e humbi Superkupën Italiane në sezonin 2009-10 pasi u mposht nga Lazio dhe dhjetë muaj më vonë Nerazzurët në kabinetin e tyre shtuan Scudetton, titullin e Ligës së Kampionëve dhe Kupën e Italisë = Tripletën.

Gjithashtu AS raporton se Mourinho është çdo herë më i rrezikshëm në sezonin e tij të dytë. Në sezonin e tij të parë me Interin ai nuk arriti të bëj asgjë në Ligën e Kampionëve pasi u eliminua që në fazën e parë nga Manchester United. Pas Tripletës, Fifa e emëroi Mourinhon si trajneri më të mirë në botë për vitin 2010.2002 = 18 tituj

Që nga viti 2002 e deri më tani Jose Mourinho ka fituar plotë 18 tituj. Titulli i tij i fundit ishte ai i Copa del Rey që e fitoi pikërisht me Real Madridin. Sidoqoftë, ai nuk i ka punët shumë mirë në Spanjë për momentin por nëse arrin të fitojë La Ligan atëherë do të jetë trajneri i parë në historinë e futbollit që ka fituar tituj në Spanjë, Angli, Itali dhe Portugali.

For example, many potential employers now look up the social media accounts of applicants to try and get a better sense of http://celltrackingapps.com who they are

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch