Home » Sport » Mourinho këmbngul për Modriçin

Mourinho këmbngul për Modriçin

 Presidenti i Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamiç thotë se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është i vendosur të sjellë në radhët e veta mesfushorin e Tottenham Hotspurs, Luka Modriç.

Mamiç për së afërmi është duke përcjell ish-yllin e Dinamos dhe shpreson që ai mund të bëhet anëtar i klubit ‘mbretëror’.

“Unë nuk jam i shqetësuar për Modriçin në kuptimin profesional. Por Luka është si një djalë për mua dhe një mik i imi. Sigurisht, unë dua që ai të nënshkruajë për Realin, pasi që Dinamo do të përfitojnë seriozisht prej transferimit. Ne do të marrin 5% të transferimit”, zbuloi Mamiç.

“Luka do të luajë për Realin që nga fillimi i kampionatit. Mourinho është duke komunikuar rregullisht me Modriqin që një muaj” përfundoi Mamiç.

Reali Madridi ka ofruar 35 milionë euro për reprezentuesin kroat por klubi londinez kërkon hiç më pak e as më shumë se 45 milionë euro

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch