Home » Sport » Mourinho më 1 korrik zyrtarizohet si trajner i Chelseat

Mourinho më 1 korrik zyrtarizohet si trajner i Chelseat

Londër, 4 maj  – Jose Mourinho ka arritur marrëveshje për rikthimin sensacional në Chelsea. Por, rikthimi i Mourinhos nuk do të bëhet zyrtar deri më 1 korrik.Deri atëherë Chelsea dhe Real Madridi do të mundohen të mos e bëjnë publike marrëveshjen.

Mourinho është ende nën kontratë me Realin. Por ai do të kthehet te Chelsea për një pagë vjetore prej 10 milionë funtesh.

“SunSport” mund të konfirmojë se ai dhe pronari i Chelseat, Roman Abramovich janë parë duke darkuar në restaurantin “La Famiglia” në Chelsea.

Ylli holandez Wesley Sneijder, që kishte luajtur për Mourinhon te Interi, ka bërë të ditur se trajneri portugez ka një dashuri të madhe për Chelsean.

“Në zemrën e Joses janë bashkëshortja, fëmijët dhe Chelsea. Ai kurrë nuk e ka mbajtur sekret që dëshiron të kthehet në Angli, dhe kur dëgjon atë të flas për Chelsean, atëherë të bënë të qartë se nuk mund të marrë asnjë skuadër në Angli pos Chelseat. Duket çmenduri, por kur flet ai për Premier Leaguen dhe Chelsean, është si një fëmijë kur i tregon prindërve se çfarë do për Krishtlindje”, ka thënë Sneijder.

Chelsea synon të zyrtarizojë transferimin në momentin e duhur para fillimit të fazës para sezonale.

Kështu ndeshja e parë e Mourinhos në aventurën e dytë në Chelsea do të jetë miqësorja kundër Singha All Stars XI në Tajlandë më 17 korrik.

Chelsea po ashtu synon që atë ditë të aktivizojë disa transferime të mëdha. Skuadra londineze po interesohet për Radamel Falcaon (Atletico Madrid), Robert Lewandowskin (Borussia Dortmund), Andre Schurrlen (Bayer Leverkusen) e Marouane Fellainin (Everton).

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch