Home » Sport » Mourinho zgjedh heshtjen, flet Karanka

Mourinho zgjedh heshtjen, flet Karanka

Aitor Karanka, zv/trajneri i Real Madrid i cili foli në konferencën e shtypit para ndeshjes ndaj Barcelonës në vend të Jose Mourinho, ka theksuar se madrilenët do të luajnë siç kanë bërë gjatë gjithë sezonit, me skemën 4-3-3.

“Jemi mirë dhe çdo ndeshje e përgatisim njësoj. Edhe pse është e vërtetë që kjo është ndeshje më e veçantë, do të na japë vetëm 3 pikë nëse e fitojmë, ashtu si çdo takim tjetër. Do të luajmë siç kemi bërë deri tani: me skemën 4-3-3 ku Cristiano dhe Di Maria do të jenë në krah të sulmit ndërsa në qendër do të luajë njëri nga Higuain ose Benzema. Ky është dyshimi i vetëm”, theksoi Karanka.

Kur

Real Madrid – Barcelona
Xavi, 600 ndeshje me Barcelonën
Xavi: “Klasikja” nuk mbyll asgjë
Real Madrid, 10 urdhëresat e Mourinho-s

u pyet nga gazetari i “AS” nëse Real Madrid do të kënaqej edhe me një pikë, Karanka u shpreh: “Ne nuk firmosim për barazimin. Do të hyjmë në fushë për fitore edhe pse kemi një diferencë prej 3 pikësh me Barcelonën që mund të jenë 6 duke marrë parasysh se kemi një ndeshje më pak.”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch