Home » Kulturë, Shoqëria Civile » Mozaik Satirik

Mozaik Satirik

babdimri 2015VITI I RI

Vit i Ri, o Vit i mbarë

Mos paç punë me shqiptarë

Ndonëse janë racë e mirë

E kanë kokën sall dëshirë

A i sheh, lum Ti Viti

Si lakmia i koriti

Të ndërsyer për pushtet

I kërcejnë dhe nënës së vetë

Këta n’ pozitë sjellin dhunë

Opozita mbjell furtunë

Si në rrugë dhe n’ Parlament

S’kemi qarë sa 100 vjet

Gaz lotsjellës, vezë dhe gurë

Katandisur n’ katrahurë

Gjithë shqiptarët në protesta

S’i kursen dot as festa

Ndaj Ti Vit, o Vit bujar

Ki kujdes me shqiptarë

Mbaje mirë thesin në shpinë

Se ta fshijnë pa mbërri n’ Luginë

E nuk ke pastaj dhurata

Për liderët me kravata

Që janë mësuar me mirësi

Gëzuar qofsh, o Vit i Ri !

Sevdail Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch