Home » Lajme, Vendore » MPB dhe Lidhja Automoto serbe merr aksionin preventiv me titullin “ Automjeti I rregullt- automjeti I sigurt”

MPB dhe Lidhja Automoto serbe merr aksionin preventiv me titullin “ Automjeti I rregullt- automjeti I sigurt”

Me qëllim të përgatitjes së automjeteve për pjesëmarrje më të sigurt në komunikacion, ministria e punëve të brendshme të republikës së Serbisë në bashkëpunim me lidhjen automoto të Serbisë dhe asociacionin e kontrolleve teknike të automjeteve në periudhën prej 18 deri më 23 qershore 2012, në kohën prej orës shtatë deri në orën njëzet do të zbatojë aksionin preventiv propagandues të kontrollit të forcuar të komunikacionit me titullin “ Automjeti I rregullt- automjeti I sigurt”.Qëllimi themelor I aksionit është që gratis të verifikohet rregullsia teknike e automjeteve , në mënyrë që parregullsitë e vërejtura me kohë të eliminohen , me këtë të realizohen parakushtet e volitshme për zhvillimin e sigurt të komunikacionit.

Gjatë zbatimit të aksionit për parregullsitë e vërejtura në automjete policia e komunikacionit do t’iu tërheqë vozitësve vërejtjen që ato ti eliminojnë ose do ti dërgojë në linjën e kontrollit teknik me qëllim të kontrollit detal të automjeteve dhe të eliminit eventual të parregullsive në automjete duke theksuar se kontrolli I rregullsisë teknike të automjetit është gratis dhe rekomandimi se ku mund të bëhen.

Pas përfundimit të aksionit policia e komunikacionit do të bëjë kontrollin e shtuar të rregullsisë teknike të automjeteve me sanksionimin konsekuentë të kundërvajtjeve dhe të çkyqjes nga komunikacioni të automjeteve të parregullta teknike. /A.B/

One Response

  1. rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Ahahahaha, haj ku i paskan bo problem vetit, po 95% e kerrave janë shkart bre.

    selamat

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch