Home » Lajme » MPB lehtëson procedurat për leje qëndrimin e shtetasve të Luginës së Preshevës

MPB lehtëson procedurat për leje qëndrimin e shtetasve të Luginës së Preshevës

Ministria e Punëve të Brendshme, ka marrë vendim për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin e shtetasve të huaj në Kosovë.

Në njoftimin e bërë për media nga MPB thuhet se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për procedurën dhe kriteret e lëshimit të lejes së qëndrimit për të huajt.

Ky vendim do të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit në Republikën e Kosovës për shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Me anë të këtij vendimi, këta qytetarë nuk do të aplikojnë çdo vit, siç kanë bërë deri më tani, por vetëm një herë në pesë vite. Ky vendim do të u lehtësoj edhe qytetarëve nga Lugina e Preshevës që të pajisen me leje qëndrimi”, thuhet në njoftimin e bërë nga MPB.

Tutje në njoftim thuhet se, ministri Mustafa do të vazhdoj përkushtimin e tij që të gjithë shtetasit e huaj pa dallim  të mund të aplikojnë dhe të pajisen me leje qëndrim përmes plotësimit të kritereve që janë përcaktuar më këtë udhëzim administrativ. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch