Home » Lajme » MPB vlerëson angazhimin e ndërkombëtarëve në lirimin e policëve

MPB vlerëson angazhimin e ndërkombëtarëve në lirimin e policëve

Prishtinë, 2 prill – Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, vlerëson angazhimin dhe përpjekjet e mekanizmave ndërkombëtarë, në veçanti EULEX-in, për lirimin e zyrtarëve policor të kidnapuar nga ana e xhandarmërisë serbe, më 31 mars 2012. Ministria e Punëve të Brendshme edhe njëherë shprehë bindjen se zyrtarët policor të kidnapuar tinëzisht nga ana e xhandarmërisë Serbe kanë qenë duke patrulluar në zonën e përgjegjësisë së Policisë së Kosovës dhe në asnjë moment nuk kanë tejkaluar zonën e përgjegjësisë së tyre.

Ne besojmë se KFOR-i dhe EULEX-i bashkërisht do të konstatojnë këtë fakt dhe do të vërtetohet se zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë patrulluar brenda juridiksionit të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme inkurajon të gjithë zyrtarët e Policisë së Kosovës të vazhdojnë kryerjen e detyrave të tyre  sipas mandatit, në mbrojtje të integritetit territorial dhe në ruajtje të rendit dhe ligjit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch