Home » Lajme, Ndërkombëtare » MUHARREM SVARQA NË FERIZAJ I KA VOTAT NGA EMRI E PUNA E TIJ E MIRË

MUHARREM SVARQA NË FERIZAJ I KA VOTAT NGA EMRI E PUNA E TIJ E MIRË

Hilmi GASHI

Gjermani

 

Muharrem Svarqa është miku ynë i mirë, me të cilin kemi jetuar shumë vite në emigracion në Gjermani. Jemi njohur sëbashku në veprimtari të komunitetit shqiptar të diasporës tonë të madhe në Gjermani, në veprimtari të LDK-së në Mërgim. Njeri shoqëror e punëtor. Ndërtoi një jetë të pastër në mërgim, me një mirëqënie të mirë. Edukoi e lartësoi familjen e tij me tradita e qytetari shqiptare e europiane. Një veprimtar shqiptar atdhetar i përkushtuar për Kosovën e Ferizajt e tij.

Para katër vitesh, më 2013, kur erdhën Zgjedhjet Vendore në Kosovë, Muharrem Svarqa e la me vullnet të lire Gjermaninë dhe u kthye për të dhënë kontributet e tij në vendlindjen e vet, bashkë me familjen e tij të ngushtë. Ishte një nga rastet e rralla ndër mërgimtarët të kryerjes së një akti të tillë, pasi prej kohësh e deri më sot janë me qindra shqiptarë nga Kosova që vijnë për azil politik, për jetesë më të mirë në Gjermani, në këtë superfuqi të Europës. Ai konkuroi me siglën e LDK-së, të partisë së dr. Ibrahim Rugovës, të parties së tij, për kryetar i Komunës së Ferizajt dhe fitoi bindshëm. Shënoi një nga fitoret më të thella në Kosovë.

Nga dita e parë Muharrem Svarqa  filloi të punojë për të mirën e të gjithë banorëve të Ferizajit, pa marrë parasysh përkatësitë politike, fetare dhe nacionale që u takojnë, që u përkasin atyre.

Me punën e palodhshme katërvjeçare në krye të komunës bëri të mundur ndryshimin e jetesës në qytetin e fshatrat e komunës së Ferizajt, të kësaj komune ndër më të mëdhatë në Kosovë.

Së parit, duhet theksuar se transparenca e punës së Kryetarit  Svarqa dhe takimet e rregullta të tij me qytetarët e Ferizajit, i dhanë sinjalet sikur të ishte një qytet në mesin e shteteve të zhvilluara evropiane.

Sigurisht, ishte vet kryetari i komunës Muharrem Svarqa që me njohjet e interesimet e tij të shumta e të shpeshta solli delegacione, biznesmenë dhe ekspertë të fushave të ndryshme evropiane, të cilët kur e vizituan Ferizajt filluan ta renditin si një qytet të sigurtë për investime në të gjitha fushat, si në teknologji, bujqësi, arsim e shëndetësi.

Kryekomunari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i ka nisë, i ka kryer ose i ka ende në proçes përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanalizime, investime në bujqësi, në arsim e shëndetësi, etj. dhe sidomos në sigurinë e qytetarëve të Ferizajit, të komunës Ferizaj.

Sivjet, në këto Zgjedhje Vendore – 2017, përsëri, Muharrem Svarqa, po kandidon për kryetar komune i Ferizajt. Ai, kësaj here, arriti të jetë në balotazh përballë kandidatit elektoral të PDK-së. Ai është afër fitores, të një fitoreje tjetër edhe më të madhe se e para. Atij i përket fitorja si kryekomunar. Ai e meriton rizgjedhjen e tij, sepse votat ia jep vet puna e tij.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që e ka ri-kandiduar për    kryekomunar në Ferizaj, është një parti tradite, partia e dr. Ibrahim Rugovës, që në këto zgjedhje lokale ka shënuar rezultatin më të thellë në Kosovë, një fitore e cila do të rritet edhe ma shumë në raundin e dytë të 19 nëntorit 2017. LDK po ecën drejt Pushtetit Qëndror. Së shpejti, LDK do të jetë fituesja e madhe e zgjedhjeve Parlamentare të pritshme. LDK do të rikthehet me lavdinë e dikurshme.

Ndaj për të gjitha këto, për të përfunduar Programin e tij ekonomik e kulturor në komunën  e Ferizajt, Muharrem Svaqës i duhet dhënë edhe një mandat i dytë si kryekomunar për katër vitet e ardhshme. Ai i ka votat nga emri dhe puna e tij e mirë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore