Home » Lajme, LPD, Vendore » Musliu: Ne nuk e kemi ngritur Lapidarin e dëshmorëve të ish UÇPMB-së për ta prishur

Musliu: Ne nuk e kemi ngritur Lapidarin e dëshmorëve të ish UÇPMB-së për ta prishur

Prononcim

Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik

 

Ne nuk e kemi ngritur Lapidarin e dëshmorëve të ish UÇPMB-së për ta prishur.  Ai, është ngritur për ta përkujtuar veprën heroike të ish luftëtarëve tanë për lirinë e vendit. Nuk do të lejojmë, që dikush t’na rrënoj vlerat tona çlirimtare, monumentet tona kulturore, identitetin dhe dinjitetin tonë.

Kryeministri serb Ivica Daçiq, nuk e ka vështirë të kërcënohet se do ta shemb Lapidarin e ish dëshmorëve të UÇPMB-së, po aq sa nuk e patën vështirë forcat e ish shefit të tij Millosheviq, t’i vrasin ata në vatrat e tyre stërgjyshore, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e familjes.

Kërkoj nga spektri politik shqiptar, unitet, të paktën në mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, duke i përdorur të gjitha mekanizmat e lejueshme për t’i dalë zot vlerave tona çlirimtari, thuhet mes tjerash në reagimin e Jonuz Musliut, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, ish shef politik i UÇPMB-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch