Home » Lajme, Vendore » Musliu priti sot Shefin e zyrës ës OSBE-së në Bujanoc, Jeff Bieley dhe këshilltaren politike të OSBE-së Marzia Cimmino

Musliu priti sot Shefin e zyrës ës OSBE-së në Bujanoc, Jeff Bieley dhe këshilltaren politike të OSBE-së Marzia Cimmino

Musliu - Jeff BieleyNë zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari  i KKSH-së Jonuz Musliu priti sot në takim Shefin e zyrës ës OSBE-së në Bujanoc, Jeff Bieley dhe Këshilltaren Politike të OSBE-së Marzia Cimmino.

Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip.

“Konstituimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar tashmë ka marë formë dhe tashmë janë konstituar edhe të gjitha komisionet e parapara me statutin e këtij institucioni. Jemi në fazë e konsilidimit dhe projektimit të planeve të veprimeve të këtyre komisioneve” theksoi Musliu dhe vazhdosi se “OSBE-ja ka qenë aktive dhe më tej presim të jetë aktive sa i përket zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si një faktorët kyçë ndërkombëtarë dhe partner i denjë” u shpreh Musliu.

KNSH-Kumtese 15.01.2015

Shefin e zyrës ës OSBE-së në Bujanoc Jeff Bieley shprehi mbështetjen e OSBE-së për proceset demokratike edhe në vazhdim do të mbështes në trajtimin e të gjitha problemeve me të cilat KKSH-ë është duke u angazhuar për të i zgjidhur.

“Lugina e Preshevës mbetët në prioritetet e OSBE-së dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj sa i përket funksionimit dhe angazhimit të KKSH-së” u shpreh Bieley.

Gjatë takimit u pajtuan që nën organizimin e OSBE-së të organizohet një takim i përbashkët i të gjitha këshillave nacionale dhe në këtë drejtim OSBE-së me ndihmu procesin e rrejtëzimit të këtyre institucioneve pas zgjedhjeve të fundit.

 

 

 

 

 

 

Bujanoc, 15.01.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch