Home » Lajme » Musliu: QOFTË NJË VIT I MBARË PËR STUDENTËT E REGJISTRUAR NGA LUGINA E PRESHEVËS!

Musliu: QOFTË NJË VIT I MBARË PËR STUDENTËT E REGJISTRUAR NGA LUGINA E PRESHEVËS!

KOMUNA E BUJANOCIT

MUNICIPALITY OF BUJANOVAC

Rr.“K. Petroviq“, nr.115, Bujanoc

 telefon: 017/651-103; 651-149;  faks: 017/ 651-104; E-mail: shaipk@ yahoo.com

 

 

MINISTRISË SË ARSIMIT,

SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË

– Myqerem Tafaj – ministër

TIRANË

 

 

Falënderim

 

QOFTË NJË VIT I MBARË PËR STUDENTËT

 E REGJISTRUAR NGA LUGINA E PRESHEVËS!

 

I nderuari zotëri ministër,

Kam kënaqësinë, që në emër të Kuvendit komunal të Bujanocit, t’ju falënderoj për regjistrimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në Universitetet e Shqipërisë.

 

Rritja e kuotës së pranimit shtesë të studentëve nga Lugina e Preshevës Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe fakultetet e tjera, është një hap pozitiv në zbutjen e gjendjes së vështirë të arsimimit të lartë të shqiptarëve të këtij rajoni.

 

Shteti amë Shqipëria, gjithmonë na ka mbështetur në realizimin e kërkesave tona për të regjistruar sa më shumë studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët në mungesë të nivelit të shkollimit të lartë, studentët detyrohen të kërkojnë zgjidhje nëpër universitete e shtetit amë Shqipëri.

 

Zotëri Ministër,

 

Edhe një herë ju përshëndes në emër të studentëve dhe prindërve nga Lugina e Preshevës, për realizimin e kërkesës sonë, me dëshirën më të madhe për një bashkëpunim vëllazëror edhe në të ardhmen.

 

Bujanoc, 11.11.2011                                               Me nderime Jonuz Musliu,

                                                                     Kryetar i Kuvendit komunal në Bujanoc

                                                                           ___________________________

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch