Home » Lajme, Vendore » Musliu takoi deputeten Vjosa Osmani

Musliu takoi deputeten Vjosa Osmani

Takimi me V.Osmani 1Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari  i KKSH-së Jonuz Musliu priti sot në takim depteten e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si kompetenca ekskluzive dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Takimi me V.Osmani 2“Takimi ynë ishte i karkterit konsultativ ku e njoftuan deputeten Osmani me problemet dhe sfidat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Presim që në agjendën e ligjëvënësve të Republikës së Kosovës të jetë edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në këtë mënyrë të ndihmojnë dhe japin kontributin e tyre. Bashkëpunimi ynë tashmë institucional të ngrihet në nivele më të larta me rezultate konkrete sa i përket reciprocitet, duke patur parasysh që Kosova është faktor tashmë i rëndësishëm i Ballkanit dhe si shtet që po dialogon në Bruksel me Beogradin e ka fuqin e mjaftueshme për ti dhënë krah edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” theksoi Musliu dhe më tej vazhdoi se “është e pakuptim sa i përket  teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës të dërguara si donacion i Republikës së Kosovës të mbeten peng në terminalin doganor”.

Takimi me V.OsmaniDeputetja Vjosa Osmani e cila është edhe në Komisionin parlamentar për integrime evropiane dhe përfaqësuese e Parlamentit të Kosovës në Këshillin e Evropës theksoi se “Kjo është hera e e parë në Bujanoc dhe e dyta në komunën e Preshevës ku jamë njoftuar për së afërmi me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Si deputete do të angazhohem që Qeveria e Republikës së Kosovës në procesin e bisedimeve në Bruksel me Beogradin, të ngritet edhe çështjen e avancimit të pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sa u përket të drejtave të pakicave të jenë në raporte reciproke sepse është e pakuptimtë që shqiptarët e Luginës së Preshevës mos të gëzojnë të drejtat e barabarta me pakicat tjera të rajonit, duke filluar nga çështjet e arsimit e kështu me rradhë”

Vlenë të theksohet se në fund të takimit në shenjë mirënjohje për interesimin dhe kontributin e deputetes Vjosa Osmani, kryetari Musliu i ndau mirënjohje.

 

Bujanoc, 22.12.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KN - Kumtese 22.12.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch