Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Musliu: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë vazhdojnë të rrezikohen

Musliu: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë vazhdojnë të rrezikohen

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu tha sot në një takim me anëtarët e Komisionit për monitorimin e Këshillit të Evropës në Bujanoc, se Serbia mund të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian, mirëpo të drejtat e shqiptarëve janë ende të rrezikuara.

Para këtij Komisioni, Jonuzi ka shfaqur problemet me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, mosnjohja e diplomave të Universitetit, papunësia e lartë, mungesa e investimeve dhe ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare janë problemet kryesore”, ka thënë Musliu, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, këto çështje Komisioni Evropian më parë i ka dëgjuar në një histori krejt tjetër e jo situatën e vërtet që mbretëron në Luginë. Musliu ka thënë se anëtarët e Komisionit kërkuan ‘vetëm t’i shikojnë të drejtat që serbët i kanë në Kosovë e të tilla t’i kenë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës si formë reciprociteti’.

Anëtarët e këtij Komisioni janë takuar edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch