Home » Lajme, Vendore » Mustafa dhe Destani pritën sot Ambasadorin e Austrisë të akredituar në Beograd zotin Johanes Einger

Mustafa dhe Destani pritën sot Ambasadorin e Austrisë të akredituar në Beograd zotin Johanes Einger

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe zëvendëskryetari i komunës Skënder Destani pritën sot Ambasadorin e Austrisë të akredituar në Beograd zotin Johanes Einger. Janë paraqitur gjitha problemet  i ballafaqohen shqiptarët e komunës së Preshevës madje kemi kërkuar edhe mundësinë e inkorporimit të ambasadave bë Beograd për të ecur drejt zgjidhjes së problemeve është shprehur kështu zoti Mustafa. Me theks të veçantë janë shtjelluar edhe problemet që kanë të bëjnë në fushën e sigurisë,arsimit, zhvillimit ekonomik e të ngjashme. Ndërkaq, Ambasadori i Austrisë Johanes Einger i akredituar në Beograd ka përshëndetur takimin në mes liderëve të Luginë së Preshevës me përfaqësuesit qeveritarë , duke theksuar se vetëm me dialog mund të zgjidhen problemet e shqiptarëve në Luginë, këto deklarata ai i bëri pas takimit me kryetarin dhe zv . komunës së Preshevës. Ambasadori i  Austrisë  gjatë ditës së sotme ka realizuar edhe një drekë pune me Deputetin Popullor Riza Halimin dhe kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar Rahmi Zylfiu  në restorantin Lluksor në Preshevë. Përndryshe kjo ishte vizita e parë e ambasadorit në fjalë që i bëri komunës së Preshevës./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch