Home » Lajme, Vendore » Mustafa dhe Destani pritën sot ambasadorin zvicerian Jaen Daniel Rush

Mustafa dhe Destani pritën sot ambasadorin zvicerian Jaen Daniel Rush


Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe zëvendëskryetari i komunës Skënder Destani  pritën sot ambasadorin zvicerian Jaen Daniel Rush i akredituar në Beograd. Ishte situata aktuale politike dhe e sigurisë në vend që u shtjelluan në takimin e sotëm. Në kuadër të këtij takimi janë prekur të gjitha promblemt që ballafaqohen qytetarët e kësaj komune gjatë përditshmërisë e me theks të veçant zhvillimi ekonomik duke pasur parasysh se komuna e Preshevës është ndër komunat më të pa zhvilluar në vend.  Amasadori Rush në mes tjerash potencoi se dialogu me qeverinë serbe duhet të vazhdojmë me ndihmën e OSBE-së, ndërsa  Zvicra është e intersuar të vazhdoj investime në këtë  regjoin potencoi në kështu ambasadori Ruch.

E kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa theksoi se gjitha problemet që janë të paraqitura në vend i ia përcollëm sot ambasadorit zviceran në  radhë të parë situatën politike dhe të sigurisë, çështjen që ka të bëjmë me zhvendosjen e lapidarit si dhe probleme të tjera.  Me theks të veçant u potencua edhe interesimi  për zhvillim të zonës industriale, shtoi kështu kryetari i Komunës. Ishte kjo vizita e parë e ambasadorit RUch në komunën e Preshevës në cilësinë e ambasadorit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch