Home » Lajme » Mustafa dhe Halimi në Klan Kosova: Çka kërkojnë serbët në Kosovë, kërkojmë edhe ne në Luginë

Mustafa dhe Halimi në Klan Kosova: Çka kërkojnë serbët në Kosovë, kërkojmë edhe ne në Luginë

Kërcënimit të serbëve të veriut të Kosovës për shpalljen e pavarëisë nga Kosova, u janë kundërpërgjigjur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë në emisionin “Info-magazina” në Klan Kosova se shqiptarët në këtë rajon kërkojnë të jenë pjesë e Kosovës.

“Duhet të kërkojmë zgjidhjen më fatlume për shqiptarët që të jenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës. Nëse serbët e veriut e shpallin pavarësinë atëherë ne në Luginë do ta bëjmë të njëjtën gjë në mënyrë reciproke”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, deputeti popullor dhe kryetari i Partisë për veprim Demokratik, ka thënë se shqiptarët e Luginës duhet ti kenë po ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë.

“Do të jetë iluzive për shqiptarët e Preshevës të shihet se kufijtë mund të ndryshojnë vetëm për ta në Ballkan, kur dihet se ka shumë pjesë tjera të Ballkanit të cilat mund të shpërthejnë. “Orientimi ynë duhet të jetë realizimi i të drejtave tona që nga garantohen me konventa ndërkombëtare. Modeli Ahtisari është i pranueshëm për neve, të kemi po aq të drejta sa kanë serbët në Kosovë”, ka thënë Halimi për TV Klan Kosova.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch