Home » Lajme, Vendore » Mustafa i Preshevës nuk do konfrontim me Thaçin

Mustafa i Preshevës nuk do konfrontim me Thaçin

Preshevë, 23 janar – Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa nuk është i prirë që të komentojë nëse shqiptarët është dashur të kundërshtojnë më vendosmërisht heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ashtu siç vlerëson kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk janë të interesuar që të konfrontohen me liderët shqiptarë, e as me Thaçin, sepse adresa e vërtetë e kundërshtarëve është treshja: Nikoliq, Daçiq e Vuçiq.

“Adresa e qartë e kundërshtarëve të shqiptarëve është treshja e zyrtarëve të lartë serbë, presidenti Tomislav Nikolic, kryeministri Ivica Daçiq dhe zv/kryeministri Aleksandar Vuçiq. Nuk është në interesin tonë që të komentojmë situatat që kanë kaluar dhe të konfrontohemi me kolegët tanë shqiptarë”, ka thënë Mustafa.

Në një intervistë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është zhgënjim dhe turp i madh që liderët politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk bënë as edhe përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit të UÇPMB-së.

Xhandarmëria serbe ka hequr monumentin të dielën e ka kaluar, pa u përballur me kundërshtimin e shqiptarëve.

Vetëm një ditë më pas, në Preshevë ka pasur një protestë të madhe kundër këtij veprimi të autoriteteve serb.

/KOHA.net/

One Response

  1. Afrim thotë:

    DEKLARATE SHUME E MENQUR E Z.MUSTAFA, NUK NA NEVOJITET KONFRONTIM POR BASHKIME JU LUMTE z:MUSTAFA, DIHET MIRE se KUSHE JANE ARMIQTE E SHQIPTAREVE………

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch