Home » Lajme, Vendore » Mustafa- Në çdo bashkësi lokale do të jemi me investime, u finalizua rruga në lagjen e kajoshve në Miratoc & video

Mustafa- Në çdo bashkësi lokale do të jemi me investime, u finalizua rruga në lagjen e kajoshve në Miratoc & video

Banorët e lagjes  Kajosh në Miratoc nuk mendojnë më për vërshime eventuale, prishje të rrugës gjatë reshjeve të shiut apo dalje nga shtrati i lumit.

Ata tani gëzojnë asfaltimin e rrugës në gjerësi prej pesë metrash, rrugë kjo mjaftë e rëndësishme për banorët e lagjes. Kërkesat ishin të kamotshme për rregullim, por momenti i tanishëm ka finalizuar këtë projekt të mirëpritur për të cilën banorët u janë faleminderues përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe iniciuesve të këtij projekti. Kryetari i bashkësisë lokale Miratoc, njëherit këshilltarë komunal në kuvendin e Preshevës, Merxhan Memishi ka potencuar se finalizimi i projektit për rregullimin e rrugës ishte i patjetërsueshëm dhe se banorët e Miratocës do të gëzojnë edhe projekte të tjera në periudhën në vijim. Përfaqësuesit e pushtetit lokal të kryesuar nga kryetari i komunës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i kuvendit, Ramiz Latifi me bashkëpunëtorë u pritën mjaftë mirë nga banorët e lagjes Kajosh të cilët i përgëzuan për premtimin e mbajtur .

I pari i komunës, zoti Mustafa gjatë qëndrimit të tij në Miratoc ka kërkuar durimin e qytetarëve në çështje kohe sepse ka premtuar se në çdo bashkësi lokale do të jenë me investime konkrete infrastrukturore. Ndërsa kryet6ari i kuvendit, Ramiz Latifi nga konstatuar se Miratoca do të ketë pamje tjetër me infrastrukturën e re e cila do të jetë në favorin e qytetarëve. Asfaltimi i rrugës në Miratoc financohet nga mjetet e buxhetit komunal në kofinancim me Trupin Koordinues në vlerën prej gjashtë milion dinarësh.

Rtv presheva

One Response

  1. shpend presheva thotë:

    O kryetar Ragmi, mire qe po i asfalton rruget e rrugicat Miratoc e Rahovice, po dil e kryetar neper Presheve e shikoje ato rruge e rrugica te pa sfaltuara edhe ato jane te komunes, ku je ti kryetar, apo je kryetar vetem i katundve dhe i militanteve tu.Nese eshte keshtu atehere po zgjedhim nji kryetar qyteti e nje katundi, por prap ke perparese do te behesh dhe zgjidhesh kryetar katundi e asnjehere qyteti. Ti asnjehere nuk frymon me qytetin, po edhe ai eshte i qyettareve dhe katundareve, eshte i te gjitheve, qender administrative komunale, apo po don qytetin ta besh katund, e ndonje katund, bie fjala Zhunicen qytet. Per hajer te qofte dasma. Po mos po MASHTROHESH, SE DEN BABA DEN PRESHEVA ISHTE DHE DO TE JETE QYTET.
    Te pershendet nje qytetar qe ta ka dhene voten.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch