Kryetari i Komunës së Preshevës ka ngushëlluar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Michael D. Kirby, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e uraganit Sandy.
Me dhembje të madhe morëm lajmin tragjik për vdekjen e dhjetëra qytetarëve amerikanë, si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve, të shkaktuara nga uragani Sandy. Në emër të Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë së SHBA-ve, popullit amerikan dhe familjarëve të viktimave të uraganit. Populli shqiptarë i Luginës së Preshevës në këto momente të rënda për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jenë përkrah jush, duke shprehur ndjenjat më të thella të mbështetjes dhe të solidaritetit.
Ragmi Mustafa
Kryetari i Komunës dhe
I Partisë Demokratike Shqiptare