Home » Lajme, Vendore » Mustafa: Presheva e gatshme për bisedimet Prishtinë-Beograd

Mustafa: Presheva e gatshme për bisedimet Prishtinë-Beograd

Nëse ka një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rishikimin e kufijve të dy shteteve të pavarura me marrëveshje paqësore dhe mbështetje ndërkombëtare, pa dyshim se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë fatin e përjetimit të ndjenjës së lirisë. Për këtë do të japi një kontribut të jashtëzakonshëm në përcaktimin e vijës së merituar kufitare të Republikës së Kosovës në lindje të saj. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Kosova Info kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes eventuale të Preshevës në bisedimet Kosovë-Serbi, ai ka shtuar se faktori politik i shqiptarëve në Luginë të Preshevës është i përgatitur për pjesëmarrje në bisedimet Prishtinë – Beograd, duke qenë mbështetës kryesor i grupit negociatorë të Kosovës.

Mustafa iu është përgjigjur edhe pytjes nëse janë të përgaditur të marrin pjesë në bisedimet nëse ftohen nga bashkësia ndërkombëtare.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës historikisht janë të përgatitur për të eksploruar vlerat e tyre, si kombëtare por edhe autoktone në trevat Presheve, Bujanoc dhe Medvegjë. Paraprakisht duhet të kemi një ftesë zyrtare nga autoritetet e Republikës së Kosovës pas konsolidimit të një uniteti politik të brendshëm në vet territorin e Republikës së Kosovës. Them se faktori politik i shqiptarëve në Luginë të Preshevës është i përgatitur për pjesëmarrje në bisedimet Prishtinë – Beograd, duke qenë mbështetës kryesor i grupin negociatorë të Kosovës. Gjer tani shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dhënë disa nga verdiktet e saja të popullit që nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vit 1992, pastaj lufta e armatosur e UÇPMB-së dhe platforma politike e datës 14 janar 2006, dhe ajo që  është me bazë më të shëndosh por edhe shumë faktike, shumica shqiptare si popullsi në këto tri komuna. Prandaj shqiptarët e Luginës së Preshevës me një kureshtje shumë të madhe i përcjellin ngjarjet politike në rajon dhe mirëpresin fillimin e dialogut politik ndërmjet dy shteteve të pavarura fqinje, Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Çfarëdo statusi tjetër i shqiptarëve në Luginë të Preshevës do të pranohej vetëm me kushtin që të mos cenohet imazhi paqedashës i Kosovës, me kusht që të mos cenohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch