Home » Lajme, Vendore » Mustafa priti zv.ambasadorin e OSBE Paolo Fide

Mustafa priti zv.ambasadorin e OSBE Paolo Fide

Kyretari i Komuës së Preshevës Ragmi Mustafa gjatë ditës së sotme priti zëvendsësambasadoren e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian OSBE Pola Fid me bashkëpunëtorë të saj. Vizita e diplomates në fjalë është  vizita e parë në komunën e Preshevës pas shkuarjes së zotit Tomas Mur.  Në takimin e sotëm zëvendësambasadorja e OSBE-së është njoftuar më për së afërmi për të gjitha problemet që ballafaqohen qytetarët e komunës së Preshevës gjatë përditshmërisë respektivisht përdorimi i simbolit kombëtar, përdorimi i lirë i shkrimit shqip, teksteve mësimore e të ngjashme, shprehet kështu kryetari i komunës Ragmi Mustafa.

Në takimin e sotëm po ashtu janë diskutuar edhe probleme  të tjera të jetës në sferën e zhvillimit  ekonomikë e qarkullimit të lirë të njerëzve.

Diplomatja në fjalë është zotuar që problemet e lartë cekura  t’i zgjidhin bashkërisht duke shfrytëzuar autoritetin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian. /RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch