Home » Lajme » Mustafa: Ta bojkotojmë Parlamentin e Serbisë

Mustafa: Ta bojkotojmë Parlamentin e Serbisë

Përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës janë të ndarë lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi, derisa lideri PVD-së, Riza Halimi, paralajmëron pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme në një koalicion, kurse kreu PDSH-së, Ragmi Mustafa, tha se partia e tij do të bojkotojë ato.

Ragmi Mustafa, në një prononcim për agjencinë “Presheva Jonë”, ka thënë se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi do të ishte një shkas më shumë që Beogradi të fitojë përkrahjen evropiane.

“Unë mendoj se ne nuk duhet të jemi përfaqësues të Parlamentit serb, e cila për këtë do të kishte mbështetjen e BE-së”, tha Mustafa, i cili është kryetar i komunës së Preshevës.

Arsyet për bojkot Mustafa i sheh edhe në mundësinë që Serbia të organizojë këto zgjedhje edhe në veri të Kosovës, pas referendumit të serbëve atje, më 14 dhe 15 shkurt.

Mustafa, megjithatë, nuk e përjashton mundësinë që disa nga partitë shqiptare të dalin në zgjedhje në një koalicion dhe të marrin një vend në parlamentin serb. /Zëri/

4 Responses

  1. Sadik thotë:

    Sadik Sadiku;
    Kush dine dhe kush done me luajt vallen serbe (z a v e r t s l l a m e n) hajdeni me ne
    ju thrret Deputeti i PVDse Riza Halimi (mos thuani neser se nuk ju ka thirre)
    Vallen te cilen e pate zgjedhur Riza Halimi, ai ka vendos qe ta luaje vete deri ne fund,per kete nuk duhet askushi te habitet e as te cuditet, kjo eshte normale,se cdo valltare e zgjedh vallen e vete e cila i pershtatet trupit , pamejes ,peshes dhe stilit te valletarit.
    Ketij valltari i mungoi vullneti qe te i luante vallet shqipetare autoktone, si pershembull vallen e Presheves apo vallen e Gjilanit ose ate te Rugoves, fatkeqsisht asnjera prej ketyre nuk i shkoi per shtati, pervec asaj valles serbe te cilen e kishte luajtur dikur si femi me koleget e tij serb,e cila njihet,dhe quhet (z a v e r t s l l a m a).! Sa me duket kjo luhet keshtu;
    3 hapa para dhe 3 mbrapa, per ta vazhdu valen deri ne fund me 3 hapa para 3 mbrapa 3 para 3 mbrap,Riza Halim ka vendos qe kesaj radhe ti ftone edhe Lideret e Partive tjera, dhe se bashku edhe me tegjith Keshilltaret e Kuvendit te Lugines,qe bashkarisht do ta luanin (zavertsllamen) me qellim qe edhe keta te tjeret te i’a shijonin lezetin e kesaj valle.)
    E sa per dekleratat e nji pas njishme politike te aprovuara nga 96 Kuvendaret e Kuvendit te Referendumit te 1-2mars 92 shit si dhe per dekleratat e fundit te 66 Kuvendarve te Kuvendit te tanishem te Lugines, Ministri i ardhshem i pakcave nacionale ne serbi z HalimiValletari thote; Nuk ka force tjeter qe keto deklerata mund te zhduken, pervecse duke e lujtur bashkarisht vallen serbe(zavertsllamen vetem kjo eshte ajo e cila i lepit njiher e pergjthmon per toke duke i shkelur 3 her para e 3 here mbrapa. Une i pershendes dhe i uroje binakezimin e ketyne tri Partive Politike tecilat i perngjasin 3 edhave qe jane pjelle e nji dhije, e bleme ne Klenik. .

  2. baba thotë:

    sadik shko ti jepi gajret pak atij kryetarit tend te Presheves se osht ka trenohet, e mos ja baj gajlen dhenve e dhive,se kerkush nuk pi ha ato patriotlleqet e juaja se pe din se cfar malli jeni, krejt UDB-asht jeni mledh ne pdsh…e me tregoni pallavra kinse jo nuk dalim ne zgjedhje sepse serbet po organizoken ne kosov,hajt medet hajt, po a juve bre ju ka met me ja bajt gajlen Kosoves he kuuuukuuu medet

  3. arber thotë:

    po ju SHPIJUNAT E PDSH-s cilen valle pe luni a SIRTAKIN aaa…hajde mos shitni ketu pallavra se nuk pi han askush mo ato foret e juaja…

  4. Hasani thotë:

    Valla bre, qysh kan thon të parët tanë “u bo mos mi zon besë as kmishës tënde”. Këtë po e them me të vetmën arsye: Si ka mundësi që ata që kanë dalë dhe po dalin në zgjedhjet për parlamentin serb, madje haptas shprehen për integrim në shtetin serb e të mos flasim për të kaluarën jo të largët se ku ishin këta bashkë me veprimtarët për/rreth tyre, kur dihet se edhe kur Kosova i kishte thënë jo njohjes së instititucioneve shtetërore serbe, një numër jo i vogël nga ithtarët e sotsh[m të PVD-së i patë çu fëmijt e tyre në shkollim në shkollat që administroheshin nga okupuesi serb dhe merreni me mend sot këta po na dalin jo vetëm të “pastër” por edhe “kombëtarë” që po i bjen se edhe këta të PDSH-së po deshka “me marrë pjesë nëpër çdo gjë që organizon pushteti qendror i Beogradit madje edhe po dashka me i lavdru ata për të mirën që na e kanë bërë dhe që po mendom mirë për ne dhe për fëmijët tanë”. Këtë po e shprehi duke i parë se si sillen qoftë politikanët tanë qoftë pushteti serb. Me të vërtetë po më duhet me thënë, vajhalli për ne!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch