Home » Lajme, Vendore » Mustafa uron të gjithë mësimdhënësit 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Mustafa uron të gjithë mësimdhënësit 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Kryetari i Komunës së Presheves z. Ragmi Mustafa uron të gjithë mësimdhënësit e vendit me rastin e festës së 7 Marsit, Ditën e Mësuesit.

 

Kam kënaqësinë t’i përshëndes të gjithë mësueset dhe mësuesit në këtë përvjetor të hapjes së shkollës së parë shqipe, të kësaj dite të shënuar historike të kombit shqiptar.

7 Marsin e kujtojmëm me respekt të thellë për mësuesit dhe rilindasit e pare shqiptarë të cilët na e lane amanet gjuhën shqipe, të cilën e flasim tani.Mësuesit –prindërit tanë të dytë,u sakrifikuan me vite të tëra, andaj shprehim falënderimin për gjithcka që bënë për ne, për durimin që kishin dhe për tërë diturinë që mbollën në ne.

Andaj më lejoni që me urimin më të sinqertë të uroj të gjith punonjësve të arsimit 7 Marsin, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë në të mirë të kombit e të atdheut tonë të shtrejtë.

 

Urime !

I juaji sinqerisht,

Ragmi Mustafa
Kryetar i Komunës së Preshevës

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch