Home » Lajme, PDSH, Vendore » Mustafa uron z. Haradinaj per detyren e re ne krye te Qeverise se Kosoves

Mustafa uron z. Haradinaj per detyren e re ne krye te Qeverise se Kosoves

   PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE
 

PËR LUGINË TË PRESHEVËS, ME SELI NË PRESHEVË

 

Shkëlqesisë së Tij, Ramush Haradinaj         

Kryeministër i Republikës së Kosovës,

 

Preshevë, 11. shtator 2017

 

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare  t’ Ju shpreh urimet më të përzemërta e vëllezërore me rastin e zgjedhjes Tuaj  Kryeministër i  Republikës së Kosovës.

Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie mes vëllezërish e njëherazi gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen.

Republika e Kosovës është edhe shtet i Yni, jam i bindur që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdoje dhe në të ardhmen, në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta.

Cilado qofshin vështirësitë që do të mund të shfaqen, kam bindje të fortë se në bashkëpunim me Qeverinë e re të koalicionit, të drejtuar prej Jush, realizimi i prioriteteve të agjendës së përbashkët do të përshpejtohet.

Shprehë bindjen time më të thellë se me gjithë përkushtimin Tuaj dhe të ekipit bashkëveprues në teren, do të realizoni përcaktimet programore që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë dhe ngritjen e standardeve jetësore.

Në fund, z.Haradinaj, shumë shëndet e suksese Juve.

 

Përshëndetje të përzemërta,

                                                                            

  Dr.Sc.Ragmi Mustafa

 Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore