Home » Opinione » Myftiu i Sanxhakut , Zukorliq :Nuk jemi as turq e as sllav !

Myftiu i Sanxhakut , Zukorliq :Nuk jemi as turq e as sllav !

“Patrioti i sotshëm shqiptar është kryesisht patriot prapaveprues, retrospektiv, i retarduar apo në pelena. Ai mbrohet plot nerv dhe me këmbëngulje nëse i sulmohen bindjet mbi historinë, por nuk vepron dhe përrallisë, kur i prishet e tashmja, respektivisht ardhmëria” u shkrua këto ditë . Si të veprojmë ne ”patriotat” që po mirremi  me shkrime duke i dalur pak krah asaj pjese të historisë e cila  është bërë minivish ( ngjyra e katërt e trupit pas rrahjes së pamëshirëshme) ?

 

…Historia po mohohet.Nëse mohohet e kaluara ( e që punojnë me të madhe për zhbërjen e saj) nuk i mbetet vend te ardhmes. Një popull pa të kaluarën e tij nuk ka vend në të ardhmen, por duke e pohuar te kaluarën e ndërtojmë të ardhmen më lehtë. Të tashmen dhe të ardhmen po na e mohojnë ata qe po e mohojnë te kaluarën.

Harroni të kaluarën ,na porosisin se ne sjellim t ardhmën.! ”Mbillni në tokat e juaja  vetëm trëndafille për vajëra eterik, se ne jua sjellim grurin”

Deri sa kjo të mohohet plotesisht nuk ka ndriqim të së ardhmës:.Por për çudi ata arnautashët nuk e paskan pas ndier vehtën as si turqë e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po e ndiejkan vehtën më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër .Në Drenicë paskan pas qenë Dokiqt,Veliqt,Marushiqt, Zoniqt,Raçiqt ,Geciqt, të cilët shifë që ishin me origjinë serbe. Situatë e njejtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,Bojkoviqt, Dekiqt,Lekiqt ,Stojkoviqt etj. (Knjiga o Kosovu, Dimitrije Bogdanoviq1985 )

Ara që nuk punohet nga pronari e kaplojnë therrat ose ose e punojnë të tjerët , të huajt.

 

“Nuk jemi as sllav e as turq” u deklarua një ditë myftiu Muamer Zukurliq i Sanxhakut të Novi Pazarit. Një punë e dreqit është duke ndodhur. Dhe fill pas kësaj Myftiu u shkarkua

nga detyra. Gazetat shkruan :” Turci smenjuju i Zukorlića i Zilkića”( Turqit e ndërruan Zukorliqin dhe Zilkiqin). ”Situata u komplikua shumë sa që daljen nga kriza të bashkesisë islame të Sanxhakut e zgjidhën krerët e BI të B dhe H Husein Kavazoviq dhe ai BI të Turqisë Mehmed Gërmez.(citim nga shkrimi)”

Boshnjakët kohëve të fundit i ka kapluar një deshirë separative (ndarëse) nga sllavët . E njejta gjë edhe me ata të Sanxhakut : po thonë që janë boshnjak me prejardhje Ilire.

Arës që s´punohet nga pronari , të tjerët ia ngulin pllugun.

Kë ta të mjerë harrojnë që për të pasur rrënjë ilire duhesh pa tjetër të jesh shqiptar; dhe e kanë harruar që deri  në vitet e 90 -ta e bartnin plisin. Por gjirhësesi është një këndellje e vetdijës që nuk janë as tur e as sllav.Janë shqiptar.

 

Pse ndodhi ky largim i Zukorliqit ?Ja  se cka shkruan shtypi i Sanxhakut:” Nervat u ngriten kohëve të fundit pasiqë para disa mujave u këthyen ”imamët e rinj” nga Tuqrqia ,të cilët ishin pritur edhe nga niveli më i lartë shtetror,premieri i Turqisë Taip Erdogan  ”

(Strasti su se posebno uzburkale nakon što su pre nekoliko meseci u Turskoj boravili “mladi imami” iz Sandžaka, pripadnici obe islamske zajednice, koji su u Ankari primljeni na najvišem nivou, osim turskog reisa Mehmeda Gormeza, primio ih je i premijer Turske Taip Erdogan. Čim su se vratili u Sandžak neki političari, a posebno Sulejman Ugljanin, tvrdili su da su mladi imami nezadovoljni stanjem u islamskoj zajednici i da imaju pravo da se angažuju na njenom objedinjavanju. ”

Ndjenja e  të qenurit dicka tjetër, në Sanxhak të Novi Pazarit po lëvizë, por nuk kanë spjegime të duhura. Kur këto lëvizin ,kur ndjenja po rrënqeth trupin , Serbia nuk reagon  sepse e ka Turqinë për shurjen e zjarrit.
Para ca kohësh në shtypin e Sanxhakut lexova :” U zbuluan të parët e boshnjakëve të

para 3000 vjetëve (Otkriveni bošnjački preci od prije 3000 godina).”Në kërkim të gjurmëve materiale për jeteën e Slavëve në shek.X-të pasK në fshatin Puzhan në rrafshnaltën e Peshterit (afër Novi Pazarit) arkeologët gjetën gjëra edhe më të vjetra.Gjetjet e reja datojnë 1000 vjet paraK,ato janë urnet që janë mbi 3000 vjet të vjetra dhe me siguri iu takojnë Dardanëve.” .E krejt kjo u zbulua në tentim të gjetjes së fakteve ”të autotoktonisë ”sllave në këto anë dhe se gjëja se ata e paskan pas praktikur ritin e djegëjes së të vdekurve.
Mandej shtypi vazhdon:…”Në atë kohë ,kohën e bronzit banorët e parë të këtyre anëve ishin Dardanët . Ky fis Ilir ka jetuar në Maqedoni ,Serbi , Kosovë dhe në Sanxhak në Peshter”. Por më qesharakja pason:” Ky është një shembull që tregon se Boshnjakët i kanë rrënjët tek Ilirët, të cilën e vërteton edhe zbulimi i fundit”!!!

Kur arën tënde nuk e punon i huaji ia ngulë pllugun!

 

Dhe ne shqiptarët jemi të askujt, gjithmonë jemi në mesin e arave , dhe gjithëmonë një mbetje e dikujt. Me shekuj të humbur në vetvete ,së shpejti nuk do të dijmë as edhe kush jemi.Po e harrojmë edhe cka duam,dhe të tjerët na nderojnë duke na ofruar historinë e gatshme nën flamurin e tyre sepse e ne gjuajmë cdo gjë bile dhe flamurin duke menduar që nuk na vyen më.

 

Por gjithësesi  Sanxhaku është shqiptar.

 

Fahri Xharra

10,Gusht 2013 Gjakovë

 

Urna Dardane e djetur këto ditë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch