Home » Lajme, Vendore » Myftiu Saqipi vizitoi Ambasadën e Turqisë në Beograd

Myftiu Saqipi vizitoi Ambasadën e Turqisë në Beograd

N Saqipi dhe ambasadori TURK Mehmet Kemal BozajMyftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin ef. Saqipi, të hënën e 27 prillit, qëndroi për një vizitë me karakter pune në Ambasadën e Turqisë në Beograd.

Gjatë takimit me ambasadorin Mehmet Kemal Bozaj, Myftiu Saqipi, e njoftoi nikoqirin lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës, me theks të veçantë në fushën e veprimtarisë së jetës fetare në Serbi.

Gjithashtu, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Turqisë në Beograd, ambasadori, Mehmet Kemal Bozaj, u njoftua për aktivitetet e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe rolin e saj pozitiv për zhvillimin dhe afirmimin e organizimit institucional të veprimtarive fetare në rajon.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, e njoftoi ambasadorin Mehmet Kemal Bozaj, për procesin e zgjedhjeve në kreun e Bashkësisë Islame në Serbi dhe kontributin, që po e jep BIPMB-ja në këtë drejtim.

Temë diskutimi mes Myftiut Saqipi dhe ambasadorit Mehmet Kemal Bozaj, ishte edhe çështja e arsimit fetar nëpër shkolla me mësim në gjuhën shqipe, pastaj rregullimi me ligj i statusit pensional i imamëve  dhe shumë probleme të tjera me të cilat po ballafaqohet komuniteti mysliman në Luginë, Sanxhak dhe Serbi.

Në fund, bashkëbiseduesit u dakorduan për një bashkëpunim më të shpeshtuar ne mes këtij Institucioni të lartë fetar dhe Ambasadës së Turqisë në Beograd, njofto Qendra Informative e BIPBM-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch