Home » Opinione » Na mbyti korrupcioni e hajt!!!

Na mbyti korrupcioni e hajt!!!

Ditëve të fundit në Kosovë po zhvillohet një betejë e ashpër se kush do të arrij deri te “ kolltuku i artë” që të sigurojë një mandat 4 vjecar dhe që të arrisë që të qeverisë shtetin me anë të pushtetit demokratik.

Por sic jemi mësuar, si cdo vend Ballkanik që është në tranzicion edhepse disa prej tyre arritën të kalojnë tranzicionin, Kosova ka ende punë dhe misione të reja që të ketë shtyllat kryesore të shtetformësisë, por jo shtetkombësisë.

Dihet që gjithë partitë politike në Republikën e Kosovës tani po garojnë të tregojnë fuqinë e tyre dhe aftësitë e tyre para publikut (popullatës) që nesër populli të vendos dhe të jap votën e tyre të shenjtë për një mandat të ri.

Më datën 25.05.2014 i hypa veturës time, e vendosa rrypin e sigurimit dhe u ndisa që të shkoj deri në Prishtinë që të takoj mikun tim të kahmotshëm z. Emin Fazlijun që kisha kohë që nuk e kisha parë. Gjerë sa isha në Danimarkë ndëgjova që baci Emin ishte shumë sëmurë dhe iu kishte nënshtruar një operimi, që mua sadopak më ngjalli një dhembje për mikun tim dhe njeriun e ndershëm. Me të arritur në Prishtinë u ulëm ke një restorant përballë Hotel “Grand”-Prishtinë dhe më u ngjallën disa kujtime të motshme për të nderuarin mikun tim që sakrifikoi jetën e tij për cështjen e kauzën shqiptare. Gjerë sa qëndronim aty, baci Emin paksa ishte i shokuar nga gjendja aktuale në Kosovë duke më përsëritur dhe duke më thënë se: “Kosova jonë e dashur e gëzoj pavarësinë, e jo sovranitetin”, nga ana tjetër ai shprehte një keqardhje për subjektet politike që veprojnë në Kosovë që nuk po i shërbejnë popullit, por po i shërbejnë kolltukut të  tyre dhe sekretareshës që ia plotëson ëndrrat e saja të kahmotshme me para në shtrat dhe me një apartament të ri. Poashtu, i nderuari baci Emin më rrëfente se si qeveria e tanishme e Republikës së Kosovës nuk i afirmon njerëzit e aftë dhe më tregonte se si shteti i tij nuk i ndihmon për të botuar sadopak dhe një libër, për të rrëfyer shumë tregime dhe realitete të ndryshme duke pasur parasysh se ai ishte njeri cështjes kombëtare dhe kishte vepruar në mënyrë ilegale për cështjen e Kosovës, ku kishte shërbyer si antarë i N.D.SH-së dhe B.K.D.SH-së që nga viti 1952 në veprim në Diasporën Shqiptare.

Nga shumë ngjarje dhe realitete politike e qeverisëse që po ndodhin në Kosovë, unë disi u shokova dhe fillova që të them me veten time “ eh Kosovë, moj Kosovë.. se si luftuam, e cka fituam”.

Pas takimit që realizuam unë e përshëndeta bacin Emin dhe i dhurova shëndet dhe suksese të mëtutjeshme , u ngrita dhe desha që të shëtis dhe të shijoj pamjet e bukura të Prishtinës sonë të dashur. Duke shëtitur nëpër qendrën e Prishtinës, pashë një pllakatë informimi që “Lëvizja Vetëvendosje ka një tubim që prezent do të ishte dhe kryetari i saj z. Albin Kurti”. Nga kureshtja që kisha unë u ndisa për në tubim që mbaheshte afër objektit të Qeverisë së Kosovës dhe fillova të ndëgjoj platformën dhe fushatën politike të lëvizjes Vetëvendosje. Sdi, cka të them?!- U impresionova dhe ishte një tubim i mrekullueshëm, ku cdo kandidat fliste në mënyrë tepër serioze dhe që kishte fakte. Para përmbylljes së tubimit, udhëheqësi që udhëhiqte këtë tubim, e ftoi z. Albin Kurtin që të merr fjalën. Cka të ndëgjoj!? – Të gjitha më impresionuan dhe seriozisht e fitova një bindje të mirë për Vetëvendosjen, duke ndëgjuar shumë poshtërsi dhe ligësi, shumë korrupcion e hajni që po bëjnë të tanishmit. Një rrëfim i tij që na tregoi më mbet në kokë që ishte për mua tepër e dhimbshme ku z. Kurti tregonte për një vetëvrasje që kishte bërë një ish-ushtarë i UCK-së dhe ai shpreheshte kështu: “ Isha në Prishtinë dhe qëndroja në banesën time, kur aktivistët e Lëvizjes më thanë që kishte një rast vdekje në një fshat të Kosovës. Ishte diqka tepër e dhimbshme bile kur ndëgjova se një ish ushtar i UCK-së kishte bërë vetëvrasje. Në të arritur në të pahme, hynëm në dhomën e ndenjës ku ishte bashkëshortja e ish-luftëtarit dhe fëmijët e tyre. E shihja që se si gruaja bënte ushqimin për fëmijët e tyre që ishin të uritur për bukë, që e ëma e saj i ngrohte specët në koftor që mos të mbesin të uritur. Duke ndenjur aty ndjeva paksa ftohtësi por e morra si asgjë, ndoshta ishte nga dyert e dritaret e vjetra që ishin. Pas të pahmes që bëra u ngrita dhe u ndisa drejt veturës time. E pashë që këmbët e mia ishin të ftohta. C’të shoh!?-Kur i hoqa këpucët pashë që gjithë corapet ishin të lagëta nga uji që ishte në tepihun e lagur dhe thashë me vehtëvete, të mjerët ne, ja cka na bëri korrupcioni”. Nga kjo ngjarje që rrëfeu i nderuari z. Kurti, me të vërtetë më dolën lotët në sy për gjendjen e familjes së këtij ish-ushtari të UCK-së. Më habiti fakti se si është e mundur që kryeministri i Kosovës Hashim Thaci blen një BMW të blinduar për një shumë 275.000 euro dhe nuk mundet as 50 euro ti japë për këtë familje, por jo vetëm për këtë por gjithë familjet tjera që sakrifikuan që sot kjo Kosovë e dashur të gëzojë lirinë, që të kenë një të ardhme më të mirë dhe mos të përballen me kushtet për jetëekzistencë.

Prandaj, me këtë u binda që Kosova jonë e dashur ishte e zhytur e tëra në korrupcion e hajni, në krim të organizuar dhe në afirmim të kuadrove kuantitativ, ku fitova bindjen time se me të vërtetë se “ Shteti nuk duhet të ketë pushtet agresor, por pushteti të ketë shtetin, që shteti të funksionoj në gjitha njësitë territoriale ku ajo shtrihet”. Mandej dua të shtoj se nuk është koha për luftë politike, por koha është për punë që shqiptarët mos të detyrohen që  të migrojnë drejt vendeve të ndryshme të botës, por të qëndrojnë në vendlindje dhe shteti ti punëson që të kenë një ardhmëri më të mirë gjithë shqiptarët, e më një ribashkim të Shqipërisë Etnike. E në fund fare ju i nderuari lexuesi im qofsh nga të gjitha vendet e Shqipërisë Etnike, mendo dhe shih se po të ishe ti në vend të kësaj familje cka do të bëje!?, si do të dilësh nga ky hall e nga kjo skamje që të korruptuarit po na bëjnë!? . Në fund sdi cka të them përvec kësaj fjalie          “Zoti ynë i Madhëruar dhe i Plotfuqishëm, na ndihmo dhe na nxjerr nga kjo situatë korruptive me sërë njerëz konglomerat të korruptuarish”…..

Muhamet Memishi

 

 

Muhamet Memishi –ish-koordinator i degës “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare”, dega Xhemë  Hasë Gostivari – Danimarkë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch