Home » Opinione » Na , Serbia dhe Europa

Na , Serbia dhe Europa

Nëse “politika  është art i së pamundurës”(Bismarku), atëherë a dijmë ne të bëjmë politikë? Nëse historia është pasojë e një apo shumë manipulimeve , si duket ajo e jona? Kur  politikën nuk e bën vet sepse  të mungon përvoja,pjekuria dhe mbi të gjitha aftësia e gjeturisë diplomatike në raste të vështira ; atëherë si do ta shkruash historinë tënde kur   mijëra libra i kanë mbushur raftet e bibliotekave familjare dhe  ato publike të mbarë Europës  dhe që e mbajnë vulën e një propagandeje të fëlliqur anishqiptare?  Në këtë rast këmbëngulja për tu thirrur në universalizmin njerëzor si një mjet që sjellë dobi në njohjen  e drejtë dhe mirënjohjen e të kaluarës sonë nga të tjerët  është pak dobi prurëse.  “ Përfundimi është sa i thjeshtë aq edhe i ndërthurrur për tu shpjeguar: “duhet te kemi parasysh që investimet sllave në perëndim persa i përket  deformimeve të historisë, kulturës, traditave shqiptare në pergjithësi janë të shumta dhe të vjetra në kohë dhe i  kapercejnë shekujt.”(B.T.)

A e dijmë ne nivelin e propagandës anti-shqiptare që zhvillohet nëpër botë? Në këtë prizmë duhet edhe të shikojmë se sa na i ndihmojmë  që kjo propaganda të zë vend. A jemi të vetëdijshëm se sa të forta janë lobet sllave në Perëndim?  Rrjeta e tyre është e shtrirë dhe është e kapur në nivelet më të larta  të shtetit, pushtetit ,politikës dhe akademive universitare perëndimore. ”Ne Shqiptarët jemi të mangët dhe komplet të paorganizuar në drejtim të promovimit të historisë, kulturës dhe traditave tona në perëndim edhe sot që flasim në shekullin e 21.”( B. T.) Çka na pëlqen të themi ? Ne e dijmë që shteti Shqiptar dhe ai i Kosovës janë të pa organizuar ,të pa interesuar,  dhe komplet të pa motivuar në këtë drejtim. Sa investojnë të dy shtetet shqiptare në këtë drejtim? Na pëlqeu apo jo;një përgjegje është e saktë  që në nivel ndërkombëtar si Shqipëria ashtu edhe Kosova  janë absolutisht të pa fuqishëme dhe të pa rëndësishëme.

Për Homerin dhe Odiseun ,në botë llogaritet që janë të shkruara mbi 5.000 libra që na e tregojnë të ”vërtetën” mbi Itakën ,Greqinë dhe gjuhën greke që ata e flisnin.  Kjo ta zëmë është ”lashtësia”. Për Manastirin  e Deçanit apo Patriarkanën e Pejës :si do ta bindësh UNESCO-n se ato janë shqiptare ,së pari katolike e pastaj ortodokse shqiptare ? Ç`ti themi vetës që,  që prej fillimit të demokracisë në tokat tona e deri më sot në botë  janë shkruar mbi 50 libra të cilat e ”vërtetojnë ” prejardhjen jo shqiptare të Skënderbeut. E në këtë rast ,edhe na jemi konribuesit dhe argatët më të mirë në propagimin e këtij përshtjellimi.

Poluan historia me ne apo ne po luajmë me historinë? Si do t`i kundërvehemi kësaj të keqeje. Sa kohë duhet ,sa para duhen  që të rikthejmë vëmendjen e Europës në ate çka shkruante Marin Barleti?

 

Me gjithë dëshirën e mirë që mund të ketë një individ ose një grup individësh privat, është fakt se nuk mund te përballohesh me një makineri gjiganteske propagande antishqiptare që funksionon në regjim të plotë prej shekujsh, sidomos nëse individet privat nuk kane mbeshtetje ekonomike, politike, akademike dhe lobimi .Ku jemi ?  Athua po jetojmë sot për nesër  ,ose  a e planifikojmë  që të jemi një vazhdimësi e ndershme e vetvetës? “Konkluzioni është sa i thjeshtë aq edhe i komplikuar per tu shpjeguar: duhet të kemi parasysh që investimet sllave ne perëndim përsa i perket historisë, kulturës, traditave sllave ne pergjithësi janë të shumta dhe të vjetra në kohë dhe kapercejnë shekujt. Ne kete prizëm nuk duhet te na çudisin propagandat anti-shqiptare që lexojmë qoft ne internet ose edhe në nivel akademishë dhe universitetesh. Lobet sllave në perëndim perfshirë dhe Italinë ,Francën ,Britaninë e Madhe janë shumë të forta dhe kapin nivelet më të larta të shtetit, pushtetit, politikës dhe akademive universitare. E majta italiane p.sh. ka patur lidhje te ngushta me vendet komuniste të lindjes sidomos me Rusinë, duke nisur qe nga momenti i krijimit te partisë komuniste ne Itali që para një shekulli e deri ne ditët e sotme..”

 

Por ajo që është më dramatike dhe e tmerrshme është fakti se shqiptarët  janë të parët që ndërrthurin interesat e tyre me anti-kombin duke u bërë pjesë e një ingranazhi anti-perëndimor dhe materjal i dorës së parë të propagandes anti-shqiptare ( B.T) ,  ne punojmë në mënyrë të pandërgjegjshme kundër vetë kombit shqiptar, historisë dhe të vërtetave shqiptare  ; atyre të vërtetave që  qëllimisht nuk bëhëshin  të njohura, atyre të vërtetave që janë të vërteta dhe që me zbardhjen e tyre ,atëherë ndërrohet historia.

Më vjen ndërmend Faik Konica dhe shkrimi “Armiqt’ e Shqipërisë” që ai e botonte në numrin e parë të revistës së tij “Albania” (1897). Në këtë editorial, ai thotë se armiqtë e Shqipërisë nuk janë as greku, as serbi, as turku, por janë vetë shqiptarët, sepse ata nuk e duan lirinë e tyre, sepse, sipas tij, ata nuk bëjnë asgjë për të shpëtuar vendin e tyre.

Pona si veprojmë sot ,që të ndryshojmë nga bashkëkohanikët  e Konicës?

 

Cilat lobe veprojnë në tokat tona? Pro apo kontra-shqiptare? Iu kundërvehemi ne atyre apo bëhemi”ortak’  me ta në përdhosjen e historisë , të krenarisë dhe vashdimsisë sonë shqiptare? Ne trojet shqiptare me duket se ligjin e bëjnë lobet orientalo-aziatike të ndërsyera dhe të përshtatura nga ato sllave, kështuqë detyrimisht shqiptarët i janë futur pa e kuptuar as vetë një lufte qe po kryhet prej kohësh dhe qe ka të bëjë me zonat e influencës gjeo-ekonomiko-politike të lobeve dhe masonerive te ndryshme boterore. Trojet shqiptare jane epiqendra e kesaj lufteje interesash për vet pozicionin gjeografik që  e kane. Deri me sot më duhet të them me dhimbje te madhe se shqiptaret vazhdojne te jene ne kahun e gabuar dhe jane duke punuar kundra vet-vetes me shume zell drejt vet-shkaterrimit. Endo nuk jemi duke e zgjedhur mikun e vërtetë. Në një botë që sa vjen e po kthehet më globaliste, të parët që do fillojnë të humbasin identitetin dhe etnicitetin e tyre duke rrezikur drastikisht të shkrihen si komb janë shqiptarët. E di që është e tmerrshme ajo që sapo shpreha por ky është realiteti që unë e shoh. M`a thuani ju lutem nëse e kam gabim! (B.T.)

Me kend jemi ne?      Jemi me dreqin e mallkuar .Jemi me dreqin e mallkuar kur shkrujmë:  ”Ndërkaq, që emërtimi Kosovë dhe kosovar ngërthen brenda vetes një përkatësi etnike shqiptare, njëkohësisht shpreh një identitet të dallueshëm si bashkësi shtetërore dhe politike, të ndryshme në zhvillimin historik, ngjashëm me emërtimin zviceran, që  shpreh një bashkësi shtetërore supranacionale (Besëlidhja Helvetike.)  Kosovarët e sotëm, shumica me një identitet të qartë, shqiptarë etnik, (etnia është statike) nëse arrijnë që shtetin e tyre ta anëtarësojnë në OKB, atëherë ata do të jenë një komb i veçantë, (kombi është variabël) ndonëse vazhdojnë të jenë shqiptarë etnikë, porse tashti si “njësi e rritur” (Urs Altermatt.)   Në rastin kosovar veçantitë identitare, politike dhe historike e të shtetkrijimit vështirë mund të kontestohen. Sot kosovarët identifikohen me këto veçanti dhe me shtetin e tyre si e drejtë e arrirë, prandaj nuk janë futuristë  fantastë (  të llojit tëZhyl Vernit  fxh) ata që mendojnë për këtë komb të ri. (H.M)”  . Zhyl Verna e shkuar Zhyl Vernit.  Prap  dhe me këmbëngulje me të pa arrijtëshmen ,dhe sëbashkë me lobistat  e kësaj propagandeje te krijimit të një sajeseje  jashtëtokësore.

 

Duke e biseduar kete qështje ,një mike e imja më shkruan :” Ajo që ka rëndësi është që tematika dhe thelbi i artikullit të kuptohet nga lexuesi e të ndezë ne kokat e tyre mendime dhe pikëpyetje te cilave duhet të jenë në gjendje tu japin pergjigje e njëhkohësisht edhe zgjidhje. Lexuesi nuk duhet ta shohë ketë problematikë si diçka te pashpresë, por duhet të kuptoj  se ka edhe rrugë alternative. Lexuesi duhet te kuptoj se impenjimi nuk duhet ti mbetet vetëm e ekskluzivisht shtetit, pasi që shteti nuk eshte nje organizëm abstrakt por përbëhet nga njerëz/individë e këta duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rolin që luajnë në këtë epokë të historisë dhe shoqerisë shqiptare. Artikulli  i shkruar duhet të ndezë ndienjen dhe detyrën e pergjegjesisë qytetare edhe tek ajo pjesë e shqiptarëve që kanë mjete ekonomike për te krijuar si në vendin amë ashtu edhe jashtë, bazat per krijimin e insitutcioneve te fuqishme lobimi.”  Kurse tjetra mike me shkruan: .” por problemi nuk është vetem bota, por ndergjegja e shqiptarit, dhe nuk mjafton krenaria për të qenë burra….duhet nderëshmeri intelektuale që ne akoma nuk  e kemi…me sy të mbyllur vetëm nga patrotizmi…duhet patriotizëm tek politika dhe nderëshmeri… jo patriotizëm por atdhedashuri në politikë dhe nderëshmëri në prezantimin tonë në botë.”(A.H.)

 

 

Fahri Xharra

15.09.12

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch