Home » Lajme, Opinione » Nacionalizmi rus në rritje dhe protestat shqiptare !

Nacionalizmi rus në rritje dhe protestat shqiptare !

Protestat serbe pllakatat-1Tabloidet serbe , lajmëron  e-novine , të magjepsur me Putinin garojnë ndër veti se cila po i del Rusisë më “vëllazërore” . Ndërsa mediat ruse lajmërojnë për rritje të nacionalizmit rus.
Rusët e gjeten një mënyrë të posaçme të shprehin atë që mendojnë dhe synojnë;në  një ndeshje boksi ata e ngiten një “pano  shumëkatshe fenomenale “ ku shkruante: “ Krimeja është Rusi, Alaska është Rusi , Ukraina është Rusi ,Çdo anë është Rusi .. përveç Kosovës. Kosova është Serbi “Për çudi mënyra e ynë e nacionanalizmit është se si të fajësojmë të tjerët për dështimet tona.
Merr Shqiërinë e përplase për Kosovë; merr Kosovën e përplase për Shqipëri. Një bajgë e ndarë në dysh.!

“Liberalizim të Vizave për Kosovë? = Sa të shkretë që jeni. Ju kam thënë e po ju them nuk ka ren vizash. Fajin nuk e kanë vetëm pushtetarët e Kosovës këto 5-6 vitet e fundit, por edhe opozita. Me politikanë ose të korruptuar (lexo Hajna) ose të dhunshëm (që po dëshmohen tash) – nuk keni me pasë kurrë Liberalizim të Vizave.THJESHT: Nuk po e merrni seriozisht punën e Integrimit Europian.  Nuk po ia dini rëndësinë.

Po keni “njohës” të Integrimeve Europiane që nuk kanë punuar as edhe me 1 shtet të vetëm që sot është anëtar i Unionit Europian.

— Eh, më kujtohet fare mirë se sa inkurajuese e bashkëpuntore ishte qeveria e Çekisë 1999 kur më involvuan mua tu ndihmoj atyre, Polonisë, Estonisë etj në Integrimet Europiane. E edhe Kroacisë më vonë në bashkëpunim me Parlamentin Europian e Brukselin.Më vjen keq juve në Kosovë, POR po jetoni me ëndërra të mjegulluara. Tërë Bota nuk sillet rreth Kosovës,……
( nga Avni Dervishi )
Në Shqipëri : Këshilli i Bashkimit Evropian i kërkon Shqipërisë të zbatojë në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse pesë përparësitë kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim.

“Në përfundimet e miratuara sot nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, vendi ynë inkurajohet të vijojë me përpjekjet. Këshilli mirëpret përparimin e qëndrueshëm që ka bërë Shqipëria në përmbushjen e përparësive, veçanërisht në reformën e administratës publike dhe përgatitjet për një reformë tërësore në sistemin gjyqësor. Në të njëjtën kohë, KE-ja rithekson nevojën për masa efektive legjislative dhe të politikave për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikave anti-diskriminuese, përfshirë edhe trajtimin e barabartë të të gjitha pakicave dhe qasjen e tyre në të drejtat që u përkasin atyre si dhe për zbatimin e të drejtave pronësore. Këshilli pret miratimin dhe zbatimin e legjislacionit mbi përjashtimin e shkelësve nga postet publike, për të rritur besimin e qytetarëve në politikë, përfaqësuesit e tyre dhe institucionet publike. Ai përsërit se Shqipëria duhet të ndjekë reformat ekonomike që synojnë rritjen e konkurrencës dhe inkurajojnë vendin të vazhdojë të adresojë nivelin e lartë të informalitetit në ekonomi dhe për të përmirësuar biznesin dhe mjedisin e investimeve.( shekulli.com)
“3. S’ka mbete institucion qe s’është kap prej matrapazëve (Arbana  Xharra) “
“Nëse keni orën më të shtrenjtë se makina ime, atëherë me gjasa ju jeni të korruptuar”. Kjo ishte deklarata e radhës e fortë e ambasadorit amerikan, Donald Lu. Kryediplomati i Uashingtonit tha këto fjalë ditën e hënë gjatë Konferencës Gjyqësore Kombëtare përpara sallës së mbushur me gjyqtarë. Çfarë e nxiti këtë deklaratë të Lu-së. Me siguri ajo çfarë ka parë në sallë.

E ne populli i shkretë mjaftohemi me lajme nga Televizioni !

Fahri Xharra15. 12.15
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch