Home » Lajme, Vendore » Nagip Arifi është ftuar që të marrë pjesë në Kongresin e Zagrebit

Nagip Arifi është ftuar që të marrë pjesë në Kongresin e Zagrebit

Dr.Nagip Arifi kryetar i komunës së Bujanocit është ftuar që të marrë pjesë në Kongresin e Zagrebit kushtuar zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik lokal në kuadër të regjionit të CEFTA-s dhe më gjërë. Organizator i këtij kongresit i dyti me radhë është shteti i Kroacisë i cili gjindet afër inkuadrimit të barabartë me shtetet tjera të BE-s

 

AMBIENTI I VOLITSHËM AFARIST NË EUROPËN JUGLINDORE

E Mërkurë, 12 qershor 2013,

Zagreb, Kroacia

 

Këtë vit në Zagreb, liderët politik dhe ekonomik nga kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia do të tubohen për herë të dytë për të parë sfidat dhe mundësitë e zhvillimit dhe të bashkëpunimit ekonomik lokal në kuadër të regjionit të CEFTA-s dhe më gjerë, duke pasur parasyshë inkuadrimin e afërt të Kroacisë në BE.

Katër shtete do t’i prezentojnë përvojat e tyre në vendosjen e platformës së parë rajonale për përmirësimin dhe harmonizimin e kushteve lokale për afarizëm në kuadër të programit të Sertifikimit të komunave me ambient të volitshëm afarist në Europën juglindore (BFC SEE). Kush janë fituesit e parë të sertifikatit mbi ambientin e volitshëm afarist në pajtim me standardet regjionale, në konkurencën prej 18 komunave dhe qyteteve të rajonit, do të mësoni të mërkurën, më 12 qershor në ceremonin përfundimtare të Kongresit të II rajonal.

Komuna e Bujanocit posedon Certifikatën si ambient i volitshëm për investime dhe në fund të këtij muaji do të marrrë recertifikimin edhe për dy vitet e ardhshme meqë i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme të kërkuara nga NALED.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch