Home » Lajme, Vendore » Nagip Arifi: PD me programin e saj ofron avansim të të drejtave nacioanle përmes një zhvillimi të hovshëm ekonomik

Nagip Arifi: PD me programin e saj ofron avansim të të drejtave nacioanle përmes një zhvillimi të hovshëm ekonomik

Nagip Arifi: PD me programin e saj ofron avansim të të drejtave nacioanle përmes një zhvillimi të hovshëm ekonomik

 

Intervist me Mr. Ngaip Arifin kryetarë i Partisë Demokratike për Agjensin Preshevajone.

 

  1. Z. Arifi këtë intervistë do ta fillojmë me një pyetje të thjesht, përse Partia Demokratike?

 

Formimi i një partie politike është një vullnet i shprehur lirshëm ndërsa burimin e ka në ndonjë moment sfidues për demokracinë të ballafaquar me situata dhe probleme që kërkojnë zgjidhje përmes zgjedhjes. E dihet se pjesa dërmuese e problemeve të një shoqërie zgjidhen përmes zgjedhjes e jo shkeljes së këtij parimi, norme, ndërsa aq më pak përmes raportit me dhe ndaj historisë dhe moshës së veprimit sipas sloganeve “…ku keni qenë ju kur ishim ne ?!…”, duke bllokuar idetë e reja dhe njerëzit e ri e prosperues të përfaqësohen në mënyrë sa më të denjë në jetën institucionale të shoqërisë.  Thënë thjeshtë në mungesë të ofrimit të zgjidhjeve të duhura zgjedhja shëndrrohet në një manifestim i kotë i artikulimit të një formaliteti banalizues.

 

  1. Jeni subjekti më i ri politik në Luginë të Preshevës, i regjistruar  në ministrinë përkatëse dhe i kompletuar me të gjitha organet. Si jeni pritur nga popullata?

 

Mbase kjo pyetje e juaj tani është edhe e tejkaluar për Partinë Demokratike meqenëse  ka disa muaj që ne me sukses i kemi përfunduar të gjitha procedurat formale, që nga regjistrimi e deri te kompletimi i të gjitha organeve dhe komisioneve përkatëse.

Në shumicën e paraqitjeve tona publike, duke filluar që nga paraqitja në opinion me këshillin nismëtar e deri te konstituimi i të gjitha organeve përkatëse ne kemi pasur një përkrahje të atillë prej qytetarëve tanë sa që nuk e ka pasur asnjëra nga partitë e deritanishme. Andaj ne prej qytetarëve tanë konsiderohemi si shpresa e vetme që do t’i ndalojmë disa praktika që kanë shkelur vullnetin demokratik dhe që viteve të fundit kanë degraduar në një manifestim thuaja se ritual të ikjes nga përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve fundamentale me të cilat ballafaqohet Lugina e Preshevës.  Pushteti nuk është akomodim i mospunës dhe i fallxhorëve por një dinamizim i pareshtur i ideve dhe veprimeve në dobi të qytetarit.

 

 

  1. Cilat janë të mirat e programi të Partisë Demokratike, që deri më tash i kanë munguar një subjekti politik?

 

Ne pas konstituimi të organeve dhe forumeve partiake formuam edhe Komisionet përkatëse të cilat janë në vlugun e detajizimit të dokumenteve programore e strategjike të partis për ato fusha të veprimit permes të cilave do ta pasurojmë programin tonë me ide dhe me masa konkrete me të cilat qytetarëve tanë do t’i ofrojmë rastin më të mirë për daljen nga kjo krizë dhe varfëri e rëndë që ka pllakosur Luginën e Preshevës. Komuna e Bujanocit nuk është se nuk ka dokumente strategjike për zhvillim të përshpejtuar por viteve të fundit ka munguar artikulimi i ideve dhe i vullnetit të mjaftueshëm si dhe një koordinim i duhur në implementimin e atyre dokumenteve strategjike të cilat kishin marrë edhe përkrahje ndërkombëtare për kualitetin dhe perspektivën e tyre zhvillimore, siç është fjala për Strategjinë e zhvillimit të Komunës së Bujanocit për periudhën 2007-2017. Pra mungesa e parave nuk ka qenë i vetmi problem, as edhe problemi më i madh.

Problemi më i madhë e që duhet të theksohet veçmas gjatë këtyre viteve të fundit është kompromis i bërë në dobi të politikës verbale e në dëmë të zhvillimit.

 

  1. Popullata shqiptare e Luginës sw Preshevës, po përballet me një izolim, gjegjësisht policat kufitare me Republikën e Kosovës, si do të angazhohet Partia Demokratike në këtë drejtim?

 

Partitë politike dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale në Luginë të Preshevës me asnjë veprim nuk duhet të jenë pengesë e zbatimit në jetë të strategjisë politike të institucioneve të Kosovës në forcimin e sovranitetit dhe të pavarësisë e veçams të reciprocitetit në raportet me dhe ndaj Serbisë. Nëse policat kufitare janë problem i lirisë së qarkullimit të qytetarëve tanë, nuk duhet harruar se Qeveria e Kosovës në anën tjetër është duke bërë edhe kompromise mbase edhe të dhimbshme për njohjen e diplomave dhe të Universiteteve kosovare që do të ishte një lehtësim i dukshëm në punësimin e aq shumë të rinjëve tanë që kanë diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Partia Demokratike konsideron se nuk duhet dyshuar në vullnetin e palës kosovare për zgjidhjen e problemit me policat kufitare. Këtyre ditëve, pra me nismën e kosovarëve dhe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar (bisedimeve në Bruksel) pritet që me palën serbe të arrihet një modus i ri rreth kësaj çështjeje ku sinqerishtë besoj se ky problem do të tejkalohet në të mirë të qytetarëve të të dyja shteteve.

 

  1. Pas formimit të subjektit tuaj, Kuvendi Komunal i Buajnocit ka tentuar që t’ju shkarkojë nga detyra e zvendëskryetarit të Komunës, sipas jush ka qenë kjo një iniciativë e drejtë apo jo?

 

Ndoshta kjo ka qenë storia më e pazakonshme dhe më e panevojshme që e ka njollosur veprimin politik shqiptar që nga vitet nëntëdhjeta, veçmas në komunën e Bujanocit. Falë pjekurisë së një numri të këshilltarëve shqiptar që në asnjë mënyrë nuk pranuan të jenë të manipuluar, të kërcënuar dhe të shantazhuar dështoi edhe kjo nismë dhe me këtë u dëshmua se ky pretendim, kryesishtë i sponsorizuar nga PVD përpos që nuk ishte i drejtë  ishte edhe tepër i dëmshëm dhe i rrezikshëm për unitetin e faktorit politik shqiptar në Kuvendin komunal të Bujanocit.

Me këtë veprim, krahas plagës që po i shkaktohet çështjes shqiptare nga veprimi i strukturave paralele të Serbisë në veriun e Kosovës, do t’i shtohej edhe një plagë tjetër: rrezikimi i unitetit të veprimit politik shqiptar në Kuvendin komunal të Bujanocit, por në këtë rast me një gabim fatal të vet faktorit politik shqiptar.

 

  1. Z. Arifi, këtë vit do të mbahen zgjedhjet Palamentare dhe ato lokale, ju si subjekti më i ri politik a jeni përgatitur për këto zgjedhje, duke përfshirë ato lokale por edhe Parlamentare?

 

Ne jemi shumë të përgatitur që në zgjedhjet lokale të ofrojmë më të mirën për qytetarët tanë, duke filluar nga programi që është në pasurim të vazhdueshëm e deri te zgjimi i qytetarëve tanë nga një apati politike e cila nuk guxon të na ngjajë, sidomos në Komunën e Bujanocit. Krahas ikjes së vazhdueshme të njerëzve tanë në Kosovë dhe në Perëndim, apatia politike do të ishte pasoja më e keqe që mund t’i ngjajë shqiptarëve në komunën e Bujanocit si rezultat i trajtimit të politikës si interes grupor apo partiak e jo si një veprim i organizuar që ofron zgjidhje të gjithanshme dhe për të gjithë qytetarët pavarësishtë bindjeve të tyre politiko-partiake apo edhe përkatësisë nacionale e fetare.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare mendojmë se kjo çështje nuk i takon vetëm një partie politike dhe vendimi mbi këtë duhet të jetë ose një kompromisë i gjerë politikë e parimor mes subjekteve tona ose gjetja e një alternative tjetër e cila për shkak të rrethanave të momentit nuk guxon që votën e qytetarëve tanë ta bëjë të parëndësishme edhe përkundër vullnetit për ta pasur peshën e vet.

Mirëpo praktika e deritanishme e sidomos gjatë mandatit të fundit të deputetit popullor ka dëshmuar se të jeshë pjesë e parlamentit të Serbisë nuk nënkupton deomos edhe lehtësim të qasjes së suksesshëm në institucionet qendrore të pushtetit edhe përkudër të themi “rekomandimeve e garancive ndërkombëtare”. Kjo gjë mund të dëshmohet me injorimin që Qeveria serbe në vazhdimësi po i bënë zgjidhjes së problemeve në Luginën e Preshevës. Kësaj duhet shtuar edhe injorimin që i ka bërë deputeti dhe PVD partive që ishin partnere të koalicionit në zgjedhjet republikane, duke mos patur asnjë takim të përbashkët me këto parti partnere, e lëre më partite e tjera shqiptare edhe pse vetëquhej si faktor uniteti. Kjo praktikë më nuk guxon dhe nuk duhet të lejohet të përsëritet.

 

  1. Nëse PD vjenë në Pushtet, cilat do të jenë prioritetet në aspektin, politik, ekonomik dhe arsimorë?

 

Në aspektin politik prioritet i PD është forcimi i lidhjeve dhe i bashkëpunimit me Kosovën dhe Shqipërinë në jetësimin e dokumenteve të hartuara nga faktori politik shqiptar në Luginën e Preshevës. Veçmas me këtë rast dua të theksoj forcimin dhe konstituimin e të gjitha trupave punuese të Kuvendit të këshilltarëve shqiptar të tre kuvendeve (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), ngase u dëshmua që Këshilli nacional nuk mund të ushtroj kompetenca që nuk i ka dhe që ngadal po rrëshqet në një mekanizëm pengues në funksionimin e pushtetit lokal, duke i dhënë përparësi përbërjes së vet partiake kundrejt përbërjes së pushtetit lokal.

Pjesa e programit të detajizuara që në vete ngërthen zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe arsimore do të bëhet publik së shpejti meqenëse jemi në process të diskutimit të propozimeve të hartuara nga komisionet përkatëse. Nuk duam të nxitojmë ngase zgjidhja e këtyre problemeve në ekonomi dhe arsim kërkon jo vetëm se më tepër kohë por më shumë integrim të dijeve dhe ideve të të gjithëve në parti, ngase janë probleme që prekin secilën kategori të qytetarëve dhe perspektivën e tyre.

Për të pasur më shumë sukses në zhvillimin e komunës tonë ne themi vazhdimishtë se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet i institucioneve lokale në bashkëpunim me Qeverinë dhe me faktorin ndërkombëtar,  ndërsa Kuvendi i këshilltarëve shqiptar duhet të jetë vendi ku do të diskutohet dhe do të merren vendimet me interes nacional të shqiptarëve.

4 Responses

  1. besimtari thotë:

    Esselamu alejkum
    Përçaj e sundo…nuk ka send as prej teje…gënjeshtra e llakopendra e dredhija.
    Ue selam…

  2. Analisti thotë:

    E ki knaq kur je kon ma heret e tash kishe po don me bo diqka. . shfrytzoje edhe doni dit vendin e nenkryetarit te komunes edhe shko npenzi para kohe, ashtu qysh e meriton me shku.

  3. TERNOCI thotë:

    NAGIP ARIFI ESHTE njeri i deshmuar ne kohen kur ishte Kryetar ,se vetem me te ky vend do te shohe prosperitet dhe do te hapen vende pune.Koha e patriotizmit,komunizmit, dhe shiteblerja e demagogjis ka shkuar te nderuar.Nese nuk shihni ather eshte problemi i juaj,rezulltati i shaip kamberit po duket,na mori ne qaf me deshtimet e veta. 2 vite te tera u honger me Programin Mega ,program i cili edukon disa njerez te punesuar ne komun po edhe ate e ka afru Nagip Arifi, NORVEGJEZET I PERZURI PER INTERESIN E VET QE JA NDALEN RROGEN 800 EURO kto dy vitet qe vin eshte honger me kush po hin ne kafe kush me kend po bisedon NE FCB e kush po i fol kush jo si ato grat e kqija, e populli filloi me shku azilanta ne Belgjik dhe Franc e shaip kamberi i shantazhonte organizatat e huja PROGRES qe nese nuk e shtini ne pune Grujen e FARUSH ISLAMIT SKENI CKA KERKONI NE BUJANOC SIKUR ATA PO VININ ME I NDIHMU SHAIPIT E JO POPULLIT .jA ME CFAR NJERI KEMI PUNE .tE THEM TE DREJTEN EDHE UNE KAM MENDU SE SHAIP KAMBERI DIN PO JO PER FAT TE KEQ.AI PO DINTE ME FOL A PUNEN SE KISHTE ASKUND.FJALA SI DEMUSHI A PUNA SI KURKUSHI NESE DONI QE FEMIT E JUAJ TE KEN PUNE DUHET PERKRAHUR NAGIP ARIFI

  4. Atudenti thotë:

    Ky lexuesi dhe komentuesi me nofken “besimtatri” dhe deri para disa diteve me emrin e vet origjinal nuk po na del me se eshte besimtar po “kallkashta” edhe mjekrren her pe rrit e her pe shkurton. Po mundohet me na shit mend dhe me na keshillu a po del se eshte nje shpirt keq dhe i prishur. I nderuar “besimtari” mos mendo se nuk te njohim kush je ti. ta dim ku punon , ku jeton dhe ku dhe prej kujt ke bler banesen, per me na udhzu neve paraprakisht duhesh me drejtu shpin tpnde dhe familjen dhe te afermit tu, dhe turpin me te madh qe ti e bart eshte se i vellau yt shetit rrugeve dhe kerkon lemozh nga 50 dinar kurse ti zgjerohesh her ne Gjilan, her ne Bujanoc e her ne Zvicer, te jesh me i sinqert te lutem, mos e gjuj gurin e pasandej me mshef doren. Autodenti – Bujanoc.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch